Vllaznia ka bere mrekulline mbreme duke fituar 3-0 dhe duke permbysur rezultatin 1-3 te ndeshjes se pare ne Bosnje- Hercegovine ndaj Shiroki Brijeg, duke u kualifikuar kesisoj per ne turin e dyte te “Conference League”.

Nje sukses mese i merituar ky i futbollisteve shkodrane te cilet treguan karakter dhe shpirt te larte gare dhe ne fund u shperblyen me suksesin.

Por ne fakt jo vetem me suksesin, sepse kalimi ne turin e dyte te ketij kompeticioni, do t’i shperbleje ata edhe nga ana financiare.

Ka qene sponsori Alban Xhaferi i cili mbreme pas ndeshjes, ka bere te ditur per mediat edhe shumen me te cilen do te shperblehet ekipi i Vllaznise per kete sukses.

“Ekipit i jane premtuar 50 mije euro per kualifikimin dhe padyshimq e meritojne nje shperblim te tille”- ka thene ai shkurtimisht. Kuqeblute kesisoj “mbushin xhepat” edhe njehere tjeter per suksesin e rradhes.