Vllaznia fiton 3-0 mbreme ndaj Shiroki Brijeg dhe u kualifikua per ne turin e dyte te “Conference League”. Nje 90 minutesh qe ka dhuruar shume emocione, por fitorja e kuqebluve ka patur edhe nje dedikim te veçante.

Ajo ka shkuar edhe per ish- futbollistin e Vllaznise, Aziz Gruda, te ndare nga jeta dy dite me pare. Ne fakt, klubi Vllaznia mesohet se kishte planifikuar t’i bente nderimet e duhura atij para ndeshjes me ekipin nga Bosnje- Hercegovina.

Ishte menduar dhe planifikuar qe te mbahej nje minute heshtje para ndeshjes dhe po ashtu, futbollistet kuqeblu te luanin me shirit te zi ne krah.

Nje ide e tille i eshte bere e ditur delegatit te ndeshjes, grekut Aristeidis Stavropoulos ne takimin zyrtar qe u zhvillua ne oren 10.30 te dites se djeshme dhe pergjigja e tij ka qene e tille se Vllaznia duhet te marre leje me shkrim nga UEFA per nje veprim te tille.

Drejtuesit e klubit kane derguar email ne seline e futbollit europian, por pergjigja ka qene e tille se leja duhej te ishte marre me heret, qe do te thote se nuk eshte lejuar as mbajtja e nje minute heshtje dhe as luajtja me shirit te zi ne krah.

Megjithate respekti i eshte bere Aziz Grudes. Ka qene moderatori i kesaj ndeshje Ervin Baku i cili para ndeshjes i ka ftuar te gjithe tifozet e pranishem ta duatrokasin ate dhe po ashtu, u ka kerkuar futbollisteve te Vllaznise te luajne per ish- mesfushorin kampion te kesaj skuadre qe u nda nga jeta dy dite me pare ne moshen 60 vjecare. Ja momenti kur Baku ka permendur nderimin per Aziz Gruden: