Legia e Varshavës, skuadër ku aktivizohet sulmuesi shqiptar Ernest Muçi ka humbur në finalen e Superkupës kundër rivalëve të Rakvit në sfidën e luajtur mbrëmjen e sotme.

Muçi e nisi si titullar sfidën e sotme, por nuk mundi të bëhet protagonist në disfatën e skuadrës së tij në finalen e Superkupës. Rakovi kaloi në avantazh që në minutën e 10-të më anë të Tudor duke e mbyllur pjesën e parë në disavantazh për kampionët e Polonisë.

Në minutën e fundit të takimit Emreli barazoi shifrat për t’i dhënë shpresë Legias të luftojë për trofeun madhor deri në fund.

Me mbarimin e kohës së rregullt, skuadrat iu drejtuan penalltive, aty ku lojtarët e Rakovit u treguan më të saktë duke shënuar 4 nga 5 penallti.

Legian e “tradhtoi” heroi i golit Emreli i cili humbi penalltinë e tretë për t’i dhënë kundërshtarëve trofeun.

Interesant është fakti se Superkupa kthehet në mallkim për Legian e cila ka humbuar 8 finale në 9 vitet e fundit duke bërë këtë trofe një tabu.