Ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme turneu u futbollit në Lojërat Olimpikë në Japoni teksa protagonistë është bërë kombëtarja gjermane e 23-vjecarëve duke braktisur fushën e lojës pas thirrjeve raciste në dëm të futbollistit Xhordan Torunariga.

Gjithçka ndodhi në sfidën me Hondurasin teksa ndeshja ishte në barazim 1-1, 5 minuta para fundit “pancerat” kanë braktisur fushën si pasojë e thirrjeve raciste në fushë.

Pre e këtyre thirrjeve ka rënë futbollisti i Gjermanisë Xhordan Torunariga, i cili dyshohet se është thumbuar po nga kundërshtari i tij pasi ndeshja po luhej pa praninë e tifozëve.

Futbollisti i prekur, ka lënë fushën dhe pas tij kanë shkuar dhe shokët e skuadrës. Kombëtarja gjermane ka dalë më një sqarim zyrtarë, duke shkruar në “Twitter” fjalët: “Kur një nga lojtarët tanë abuzohet nga pikëpamja racore, të luash nuk është më një opsion”.

Lajmi ka bërë bujë të madhe pasi ky incident ndodh 1 javë para nisjes së Lojërave Olimpike duke çuar vëmendjen përsëri tek skandalet e përsëritura në kompeticione të tilla.