Ankesa e bere ne UEFA nga FIFPRO per orarin e papershtatshem (16.30) qe ka zgjedhur AEL Limasol per te luajtur ndeshjen e turit te dyte te “Conference League” ndaj Vllaznise, nuk eshte pritur mire nga kundershtaret e ekipit shkodran.

Ka qene drejtorit i klubit AEL qe reaguar me nje postim ne rrjetet sociale i eshte pergjigjur presidentit te FIFPRO dega Qipro Spyros Neophytidis duke shkruar:

”Spiros, ti e di shumë mirë se pse ndeshja u caktua në orën 17:30 sepse e diskutuam edhe në telefon. Ti e di shumë mirë se kjo ndodhi pasi stadiumi Tsirio është i kategorisë së dytë me një problem të veçantë në ndriçim.

Sa i përket deklaratës tënde për të një avantazh si pasojë e kushteve atmosferike, edhe nëse do të ishte (pasi të 22 lojtarët do të luajnë në të njëjtat kushte), ne te AEL nuk do ta dëshironim kurrë një avantazh të tillë.

Nëse UEFA lejon që të bëhet një përjashtim për çështjen e ndriçimit artificial, ne do të ishim shumë të lumtur të ndryshonim. Ta kam thënë se do të dëshironim që ndeshja të luhej në orën 21:00.

Nuk do të dëshiroja të ndryshoja, por nëse do të më jepet mundësia do ta bëj, pasi për ne te AEL, shëndeti i atletëve të tanë është mbi të gjitha”, shkruante drejtori i klubit qipriot në një reagim në rrjete sociale../SHKODRA-SPORT.COM/