Pjestaret e ekipit te Vllaznise i jane nenshtruar serish diten e sotme testeve anti- covid duke bere tamponet edhe para ndeshjes se rradhes, asaj qe do te luajne te enjten me AEL Limasol.

Ky eshte njoftimi qe ka bere klubi shkodran pak dite me pare, teksa ka zbuluar njekohesisht se udhetimi drejt Qipros do te kryhet mesnaten e se martes.

NJOFTIM

Ditën e sotme i gjithë ekipi i Vllaznisë, por edhe delegacioni që do ta shoqërojë atë në Qipro për ndeshjen që do të luajë ndaj AEL Limasol, kanë kryer testet për COVID-19.

Një veprim i tillë është kryer në zbatim të udhëzimeve të protokollit shëndetësor të UEFA-s për ndeshjet e Kupave të Europës. Si rrjedhojë të gjithë pjestarët e skuadrës iu nënshtruan tamponëve duke shpresuar që të mos kemi asnjë problem në këtë pragndeshje.

Ekipi do të zhvillojë edhe një seancë të fundit stërvitore pasditen e nesërme, ndërkohë që nisja drejt Qipros do të bëhet mesnatën e së martës”.