Pas shume presionesh e ankesash, UEFA ka vendosur te ndryshoje orarin e fillimit te ndeshjes AEL Limasol- Vllaznia.

Institucioni i futbollit europian ka vendosur pak minuta me pare qe kjo ndeshje te mos luhet ne oren 16.30 siç ishte vendosur me pare, por ne oren 19.00 me oren e Shqiperise dhe ne oren 20.00 me oren e Qipros.

Ky ndryshim erdhi edhe pas ankeses se FIFPRO qe e quante jonormale per shendetin e futbollisteve luajtjen e ndeshjes ne nje orar te tille.

Ky padyshim qe eshte nje lajm i mire sepse ne kete orar, futbollistet e Vllaznise por edhe ato vendas, do te kene mundesine te luajne me mire sepse edhe temperaturat jane me te uleta.

Lajmi per ndryshimin e orarit eshte publikuar edhe ne faqen zyrtare te UEFA-s dhe tashme eshte fakt i kryer se ndeshja do te nise ne orarin e ri./SHKODRA-SPORT.COM/