Perkrah trajnerit Dushan Kerkez ne konferencen e sotme per shtyp ka qene edhe mbrojtesi Andre Texeira. Portugezi 28 vjeçar qe eshte prej kater sezonesh pjese e AEL Limasol, ka folur ne lidhje me perballjen e neserme ndaj Vllaznise.

Ai e ka vleresuar maksimalisht ekipin nga Shqiperia, sidomos per lojen ne repartin e tij ofensiv duke thene se duhet bere shume kujdes ndaj tyre.

“Ne presim një lojë të vështirë. Ata janë një ekip i mirë me lojtarë që luftojnë për çdo top. Ofensivisht ata janë shumë të fortë. Ne duhet të jemi seriozë, të bëjmë lojën tonë dhe gjithçka që trajneri kërkon nga ne.

Ajo që mund të bëjmë për të ndihmuar lojtarët e rinj të përshtaten është që të jemi aty për ta brenda dhe jashtë fushës, për t’i mbështetur ata. Ky është fryma e ekipit, kjo është ajo që bëjnë lojtarët më të vjetër gjithmonë ndërsa janë këtu.”

“Nuk ka asnjë kundërshtar të lehtë. Nëse jemi të përqendruar dhe seriozë do të jemi më afër një rezultati pozitiv.”- eshte shprehur Andre Texeira.