Myrto Uzuni nuk ka ndërmend të ndalet dhe ditën e sotme ka treguar dhe një herë formën e shkëlqyeshme që po kalon këtë periudhe.

Sulmuesi i Kombëtares u bë sërish protagonist kësaj radhe duke i shënuar kampionëve të Lituanisë, Zalgirisit. Pas eliminoi Prishtinën, Ferencvaroshin shorti e përballi me Zalgirisin duke e nisur përsëri si favorite ndeshjen.

Sulmuesi beratas realizoi golin e parë të hungarezëve duke shfrytëzuar më së miri një pasim të shokut të skuadrës Mae, për të goditur saktë nga afro 11-metra duke dërguar topin në krahun e majtë të pjesës së poshtme të portierit.

25-vjeçari vazhdon të tregojë formë fantastike pas ku pas tripletës të realizuar ndaj Prishtinës pak ditë më parë, realizon golin e katërt në dy ndeshje në Champions.