Tre shkodranet, tre “musketieret” e Vllaznise, pasi kane lene prapa Shiroki Brijeg, tashme shohin perpara per sfidat ndaj AEL Limasol.

Erdenis Gurishta, Arsid Kruja dhe Ardit Krymi jane gjithe kohen bashke, ne fushe dhe jashte saj. Ne mes tyre ekziston nje maredhenie shume here me e madhe se ajo e shokeve te nje ekipi.

Duke qene se jane kryesisht te vetmit nga futbollistet shkodrane qe po luajne ne formacionin e Vllaznise, kuptohet qe ata kane nje barre me te madhe mbi shpine.

Duan ta perfaqesojne sa me denjesisht kete fanelle edhe ne arenen nderkombetare dhe po e bejne mire. Ne turin e pare te “Conference League”, ata eliminuan ekipin nga Bosnje- Hercegovina, Shiroki Brijeg.

Tani veshtiresite rriten sepse perballe do te kene nje kundershtar me te forte si AEL Limasol, por tre “musketieret” jane te pergatitur per te dhene serish me te miren dhe per te tentuar perseri kualifikimin./SHKODRA-SPORT.COM/