Ndeshja mes Bazelit dhe Partizanit ka dy transmetues zyrtarë deri më tani, që janë afishuar edhe në faqet kryesore të ndeshjeve në botë.

Sfida që do të luhet në “St. Jakob Park” do të transmetohet nga kanali portugez “Canal 11”, si dhe do të raportohet në radion zvicerane “SRF”. Sa u takon transmetuesve shqiptarë, ende nuk ka ndonjë konfirmim se kush mund ta japë ndeshjen…