Largimi i Hakan Çalhanoglu drejt Interit ka lënë boshllëqe të mëdha në mesfushën e Milanit e cila është hedhur në kërkim të një zëvendësuesi të denjë të turkut.

Sipas “CalcioMercatoWeb”, ideja më e fundit e kuqezinjve është afrimi në skuadër i fantazistit shqiptar Enis Bardhi. Mesfushori i Maqedonisë së Veriut debutoi dhe në Europian me kombëtaren e tij duke bërë paraqitje pozitive.

Aktualisht, 26-vjeçari është pjesë e Levantes në Spanjë dhe kontrata i skadon vitin tjetër dhe skuadra spanjolle nuk kërkon të privohet nga një largim me kosto zero pasi vlera e kartonit të Bardhit aktualisht është 15 milionë euro.

Bisedimet mund të nisin shumë shpejt dhe mund të ketë një konkretizim të situatës pasi dhe vetë Bardhi nuk do ta refuzonte një mundësi të tillë të artë për karrierën e tij.