Në Itali e bëjnë fakt të kryer, Roma ka mbyllur blerjen e Granit Xhakës nga Arsenali.

Sipas “Calciomercato.it”, tashmë klubet kanë arritur në përfundim të një marrëveshje teksa së shpjeti pritet të vijë dhe zyrtarizimi.

Raportohet se kryeqytetasit do të paguajë në total 20 milionë euro për mesfushorin shqiptar. Me ardhjen e tij, Murinjo do të kompletojë formacionin e tij të dëshiruar 4-2-3-1 .

Xhaka është pjesë e Arsenalit që nga viti 2016, teksa tashmë do të vijojë karrierën e tij në Serinë A, ku do të jetë shok skuadre me Marash Kumbullën.