AEL-Vllaznia do të luhet sot në orën 19:00 në stadiumin e Limasolit “Cirio”, që ka një kapacitet prej 13,331 vendesh. Edhe pse qipriotët janë favoritë në letër, shkodranët e trajnerit Brdariç do të tentojnë të marrin maksimumin në këtë përballje.

Për sa i përket formacionet zyrtare të bërë publik pak minuta më parë nuk mungojnë surprizat. Bie në sy aktivizimi nga minuta i parë i talentit Çoba, ndërkohë që nuk është preferuar Ardit Hoxhaj.

FORMACIONET ZYRTARE:

AEL LIMASOL: Vozinha, Santos, Andre Tekseira, Ristevski, Mazan, Sito Riera, Medojeviç, Mazurek, Torres Skepoviç, Euller.

VLLAZNIA: Zogoviç, Bulatoviç, Imami, Adili, Gurishta, Jonuzi, Krymi, Kaleziç, Çoba, Kruja, Gjurgjeviç.