Arsenali mbetet në garë për transferimin e mesfushorit të Sasuolos, Manuel Lokateli, objektiv kryesor i merkatos së Juventusit. Sipas menaxherit të 23-vjeçarit, Andrea D’Amiko, “Topçinjtë” kanë bërë një ofertë 40 milionë euro për kampionin e Europës.

Juventusi thuhet se ka ofruar edhe Faxholin si pjesë të marrëveshjes për të bindur Sasuolon, por D’Amiko e ka përgënjeshtruar.

“Juventusi do Lokatelin, por Arsenali ka ofruar 40 milionë euro.

Mund t’ju siguroj se Faxholi nuk është përfshirë në ofertë”, konfirmoi agjenti për “Evening Standard”.