AEL-Vllaznia po luhet stadiumin e Limasolit “Cirio”, që ka një kapacitet prej 13,331 vendesh. Edhe pse qipriotët janë favoritë në letër, shkodranët e trajnerit Brdariç do të tentojnë të marrin maksimumin në këtë përballje.

Për sa i përket formacionet zyrtare të bërë publik pak minuta më parë nuk mungojnë surprizat. Bie në sy aktivizimi nga minuta i parë i talentit Çoba, ndërkohë që nuk është preferuar Ardit Hoxhaj.

AEL Limasol-Vllaznia 1-0
45’+2′ Çepoviç

MINUTË PAS MINUTE

42’ Zogoviç spektakolar! Portieri fluturon dhe grushton një goditje dënimi të Euler, duke i mohuar golin skuadrës vendase.

37’ Mazan del nga prapavija për të ndihmuar sulmin e qipriotëve, por goditja e tij devijohet në këndore nga mbrojtja shkodrane.

33’ Traversa shpëton Vllazninë, Çepoviç futet në zonë dhe nga e majta gjuan në portë, por sfera përfundon ën traversë dhe më pas fluturon jashtë.

30’ Një tjetër iniciativë e shkodranëve nga e majta, Bulatoviç dhe Jonuzi kombinojnë mirë, me mesfushorin që gjuan por dërgon sferën mbi traversë.

25’ Vllaznia kontrollon çdo nismë të skuadrës kundërshtare dhe fiton terren në këto minuta.

22’ Rasti i parë i rrezikshëm për Vllazninë. Harkim nga e majta në zonë për Gjurgjeviç i cili gjuan me kokë por dërgon topin në duart e portierit kundërshtar.

19’ Drithërima në portën qipriote, Jonuzi gjuan nga distanca por sfera përfundon jashtë, ngjitur me shtyllën pingule.

12’ Mazurek gjuan por sheh topin të bllokohet nga mbrojtja shkodrane, pastaj është Çepoviç që provon por e dërgon sferën në duart e Zogoviç.

9’ Mundësi e artë për AEL. Santos harkon nga e djathta për Çepoviç. Ky i fundit tenton nga distanca e afërt me portën por nuk godet si duhet topin dhe sfera përfundon jashtë kuadratit.

6’ Harkimi i Torres gjen Çepoviç, por ky i fundit nuk arrin të çojë sferën drejt katërkëndorit të Zogoviç.

2’ Shkodranët duken më të tërhequr në prapavijë.

1’ Nis ndeshja në stadiumin e Limasolit

FORMACIONET ZYRTARE:

AEL LIMASOL: Vozinha, Santos, Andre Tekseira, Ristevski, Mazan, Sito Riera, Medojeviç, Mazurek, Torres, Çepoviç, Euller.

VLLAZNIA: Zogoviç, Bulatoviç, Imami, Adili, Gurishta, Jonuzi, Krymi, Kaleziç, Çoba, Kruja, Gjurgjeviç.