Vllaznia i ka dhënë lamtumirën Ligës së Kampioneve për femra në fazën play-off të turneut, duke iu afruar shumë afër asaj që do të ishte realizimi i një objektivi të jashtëzakonshëm, pjesëmarrjes në grupet e aktivitetit. E ka bërë duke u eliminuar nga një emër i njohur si Juventusi, që ka qenë superior në të dy ndeshjet.

Vajzat kuqeblu u mundën 2-0 në shtëpi në sfidën e parë, ku kishin raste për shënim ndërsa sot, në Torino, janë mundur me shifrat 1-0. Një pakujdesi në prapavijë i dha mundësinë Staskova të shënonte golin e avantazhit kur regjistrohej minuta e 34-t.

Ky rezultat qëndroi në fuqi deri në vërshëllimën përfundimtare të ndeshjes, edhe pse Vllaznia u mundua në fund që të shënonte një gol për një barazim historik, por nuk ia arriti qëllimit të saj.

Juventus-Vllaznia 1-0
34’ Staskova