Lionel Messi më në fund e fitoi një trofe me Argjentinën, pasi ngriti lart Kupën e Amerikës pasi mundën Brazilin në finale. Lojtari i PSG tashmë, i kishte shkuar shumë pranë një trofeu me ekipin e tij kombëtar, disa herë në finalen e Kupës së Amerikës dhe një herë në finalen e Botërorit në 2014 ku u mundën nga Gjermania.

Messi ka dhënë një intervitë për “ESPN” ku ka treguar se më përpara trajtoheshin si dështakë pasi nuk kishin fituar asgjë me Argjentinën. “Tani që kemi fituar (Kupën e Amerikës) është bukur. Ne gjithmonë kemi menduar se jemi më të mirët. Ne nuk ishim më të këqinjtë se kishim humbur finale dhe nuk jemi më të mirët se kemi fituar Kupën e Amerikës. E rëndësishme është të japësh gjithcka në fushë. Nëse ne nuk mundnim të fitonim, nuk mundnim. Vetem një skuadër fiton.

Të arrish një finale nuk është një gjë e vogël, por ne nuk vlerësoheshim për këtë gjë. Më përpara ne trajtoheshim si dështakë. Nuk është e lehtë të fitosh Kupën e Botës. Disa media na trajtuan ne si dështakë. Na akuzonin se nuk e donim fanellën, na kërkuan të mos luanim më për kombëtaren. Ne ishim të parët që donim të bëheshim kampionë” ka thënë Messi.