Ndodh për herë të parë në Shqipëri, Kategoria Superiore do të ketë një sponsor tërësisht të saj, ashtu sic ndodh zakonisht edhe ne kampionatet e njohura te Europes.

Nga sot e në vazhdim Kategoria Superiore do të mbajë emrin “Abissnet Superiore”, ku sponsori kryesor do të jetë kompania “Abissnet” e cila ka fituar të drejtën ekskluzive të emrit të Kategorisë Superiore.

Ditën e sotme do të ngrihet sipari i edicionit të 83-të të Superiores, me kryendeshjen e javës së parë, Teuta-Partizani, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” në orën 19:45.

Krijimi i Liges Profesioniste ka filluar te jape efektet e veta ne futbollin shqiptar teksa ajo tashme ka filluar edhe te nxjerre te holla dhe shitja e emrit te Kategorise Superiore eshte vetem fillimi.