Kampionati i Kategorisë Superiore U21 ka njohur dje kalendarin për edicionin e ri. Një edicion që do të jetë i ndryshëm nga ai i pari i vitit të kaluar, edhe për shkak të ndryshimeve që ka patur në listën e pjesëmarrësve.

Nga edicioni ku kampione u shpall skuadra e Bylisit U21, janë larguar ekipet e Kastriotit, Shënkollit, Akademisë së Futbollit, Football Republic dhe Teuta, të cilat kanë vendosur të mos marrin pjesë me ekipet e tyre në këtë sezon.

Ndërkohë, janë shtuar skuadrat e Egnatias dhe Partizanit, duke çuar në 10 numrin e ekipeve pjesëmarrëse në turne. Kështu, në këtë sezon do të jenë të pranishme ekipet e Turbinës, Partizanit, Apolonisë, Vllaznisë, Kukësit, Laçit, Dinamos, Egnatias, Tiranës dhe Bylisit.

Shorti u hodh sot nga i Departamentit të Garave në FSHF, Marjus Sulejmani, duke caktuar formulën e përballjeve të ekipeve që nisin më datën 29 shtator.

Vllaznia nenkampione e vjetshme pritet te jete nje nga pretendentet kryesore ne sezonin e ri. Ne pankinen e saj do te jete nje trajner anglez e ky eshte treguesi me e mire se klubi shkodran kerkon t’i jape prioritet edhe ketij ekipi.

JAVA I
KF Turbina – KF Partizani

FK Apolonia – KF Vllaznia

FK Kukësi – KF Laçi

FK Dinamo – KF Egnatia

KF Tirana – KF Bylis