Ajo qe ndodhi te shtunen ne Laç ne ndeshjen mes skuadres vendase dhe Vllaznise, i ka çuditur te gjithe. Sidomos 45 minutat e para ishin te paparashikueshme.

U shenuan 6 gola, nga 3 per secilen skuader dhe kjo ka shtuar emocionet tek tifozet e te dy skuadrave, por edhe ka kenaqur tifozet e futbollit per spektaklin e dhene ne fushen e lojes.

Analisti i njohur Xhevdet Zekaj e krahason kete ndeshje, me ate te nje kampionati anglez. Ai ka qenei ftuar në emisionin “Skaner” në MCN TV, ku eshte shprehur:

“Laçi-Vllaznia ishte ndeshje si në kampionatin anglez, me lojen e hapur qe u zhvillua dhe golat e shumte qe u shenuan. Partizani në mesfushë ishte ana e kundërt e Teutës. Mesfusha e të kuqve ishte keq, edhe në aspektin mbrojtës, edhe sulmues.

Mendoj se Teuta në këtë ndeshje ishte klas fare. Me këtë siguri nuk ishte sezonin e kaluar. Partizani ishte shumë dobët te pasimet. Enea Jorgji varet se në çfarë pozicioni ka qenë në momentin e penalltisë së akorduar”.