Kategoria Superiore e futbolit mbylli dje javën e parë. Në pesë sfidat e zhvilluara u shënuan 21 gola, njësoj si dhjetë vite më parë në sezonin 2011-12, me vetëm një dallim, në atë sezon elita e Shqipërisë kishte 14 skuadra dhe jo 10 sa ka tani.

Një tjetër “shpërthim” i sulmuesve mund të jetë edhe teknologjia VAR, që akordoi disa gola të dyshimtë. Nga rastet e dyshimta erdhën edhe dy penallti, me njërën që u shënuan dhe njërën jo. Nëse e krahasaojmë me një vit më parë, këtë sezon u shënuan 10 gola më shumë që në start.

Statistikat e Superligës për 11 sezonet e fundit:

Sezoni 2021-2022 (21 gola)

Sezoni 2020-2021 (11 gola)

Sezoni 2019-2020 (7 gola)

Sezoni 2018-2019 (5 gola)

Sezoni 2017-2018 (10 gola)

Sezoni 2016-2017 (4 gola)

Sezoni 2015-2016 (8 gola)

Sezoni 2014-2015 (12 gola)

Sezoni 2013-2014 (7 gola) – 12 ekipe

Sezoni 2012-2013 (7 gola) – 14 ekipe

Sezoni 2011-2012 (21 gola) – 14 ekipe