Pasi ka lene pas ndeshjen e fituar me Laçin ne javen e pare, Vllaznia luan të shtunën në 19:45 me Teutën për javën e dytë të Superligës.

Në Shkodër janë më të qetë pas fitores dhe tri pikëve në Laç, edhe pse në skuadër kishte katër mungesa dhe trajneri Brdaric u detyrua të ndryshonte rolet për disa lojtarë.

Për sfidën e radhës, atë me kampionët në fuqi të vendit, stafi teknik i kuqebluve do ketë katër lojtarë më shumë. Fangaj, Hoxhaj, Djurdjevic dhe Bulatovic pritet të jenë gati.

Lojtarët vuajnë disa dëmtime të ndryshme, me stafin që do vlerësojë gjatë javës gjendjen e tyre, për të parë nëse mund të jenë në fushë për përballjen e javës së dytë./newsport/