Me Sensin që po qëndron më shumë jashtë sesa brenda fushës dhe me Eriksen që nuk pritet të rikthehet më, Inzaghi kërkon me ngulm të paktën dy lojtarë për të përforcuar mesfushën që në janar.

Duke e ditur se Real Madridi ka në listën e largimeve disa lojtarë, “zikaltërit” po mendojnë t’i paraqesin një ofertë “galaktikëve” për dy lojtarët që Ancelotti ka aktivizuar më pak: Ceballos dhe Isco.

Për trajnerin e Interit, bashkimi me cilindo nga këta futbollistë do të ishte nje plus i madh për të përballuar me fazën e fundit të sezonit. Në rastin e Ceballos, aktualisht i dëmtuar, dhe me një këmbë nga Betis, një ofertë e mirë do ta bënte të ndryshonte destinacion. Opsioni Isco gjithashtu hyn në skenë. Lojtari nga Malaga nuk llogaritet në formacionin titullar të Ancelottit dhe largimi i tij është një përparësi, vaçanërisht sepse kontrata tij përfundon verën e ardhshme.

Marrëdhënia mes klubeve është optimale dhe mund të ketë një marrëveshje transferimi me një mundësi për të blerë në fund të sezonit.

Isco është opsioni më i preferuar për Inzaghin, një lojtar i pastër i mesfushës që di të kontrollojë ritmin e ndeshjes. Në rastin e tij, një shifër prejt 12 -15 milion euro do të ishte vendimtare për të mbyllur marrëveshjen.