Kampioni i Europës Izmir Smajlaj, pritje e veçantë në Bashkinë Shkodër

0

Kampioni I Europës Izmir Smajlaj është pritur mesditën e së martës në zyrën e saj nga kryetarja e Bashkisë Shkodër, zj. Voltana Ademi. Atleti shkodran ka qenë I shoqëruar nga babai I tij dhe nga trajneri Vildan Tufi. Mes tyre është zhvilluar një bisedë e ngrohtë teksa Smajlaj ka bërë present edhe njëherë emocionet që ka provuar pak ditë më parë në garat e zhvilluara në Beograd ndërkohë që trajneri Tufi ka kërkuar më shumë mbështetje nga të gjitha institucionet sepse ky sportist mund të dhurojë të tjera rezultate të larta.

Heldi Valikaj medalje ari në turneun e Adriatikut në Mal të Zi

0
Atleti 15 vjeçar shkodran Heldi Valikaj ka zënë vendin e parë dhe ka marrë medalje ari në një turne ndërkombëtar të moshave që është zhvilluar ditën e sotme në Tivar të Malit të Zi. Bëhet fjalë për një turne...

Më 28 Nëntor edicioni i gjashtë i “Maratonës së Pavarësisë”

0
Pas pak ditësh, pikërisht me rastin e 92 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, do të zhvillohet edicioni i rradhës i "Maratonës" që mban emrin e këtij evenimenti historik. Ky do të jetë viti i gjashtë që zhvillohet një maratonë e...

Vildan Tufi 18 herë kampion i Shqipërisë. Por…nuk ndalem këtu (FOTO)

0
Kontributi i tij në atletikën shkodrane dhe atë shqiptare është i jashtëzakonshëm. Vildan Tufi i ka dhuruar këtij sporti me qindra rezultate të shkëlqyer, rekorde, medalje dhe triumfe. Padyshim që ndjehet i kompletuar, megjithatë nuk ka ndër mend të ndalet në...

Shqipëria merr pjesë në Ballkaniadë, por… me gjysëm ekipi

0

U duk se u anullua përfundimisht pjesmarrja e ekipit kombëtar shqiptar në Kampionatin Ballkanik të Sallave të mbyllura që do zhvillohet pas dy ditësh në Stamboll të Turqisë, por mbrëmjen e së mërkurës është gjendur një zgjidhje nga drejtuesit e Federatës sonë. Nëse udhëtimi ka qenë i planifikuar me autobuz me ekip të plotë por ai u anullua për shkak të kushteve jo të mira atmosferike, tashmë është vendosur që drejt Turqisë të udhëtojë gjysma e ekipit me avion. Nga shkurtimi i delegacionit, e kanë pësuar edhe dy atletët e Vllaznisë Durjon Idrizaj dhe Elvedin Meti ndërkohë që do ikë vetëm Elsid Dizdari.

Reagon kampioni i Europës Izmir Smajlaj: Ju përbuz, jeni shpifës!

0

Atleti i mirënjohur i kombëtares së Shqipërisë, Izmir Smajlaj, kampion i Europës dhe i Ballkanit në kërcim së gjati, ka humbur durimin, duke goditur disa analistë, që sipas tij po ia keqpërdorin emrin. “Duke ndjekur me një përbuzje të madhe të gjitha lajmet e hedhura sot në portale të ndryshme të mediave, jam shumë i indinjuar dhe i revoltuar nga shkrimi i këtyre pseudo-analistëve. Ndaj, jam i detyruar të përgënjeshtroj, duke theksuar se: 1 ) I jam shumë mirënjohës shtetit shqiptar për ndihmën dhe përkrahjen e ofruar. 2) Nuk kam bërë asnjë deklaratë zyrtare, në të cilën të kem deklaruar largimin tim nga Shqipëria.

Luiza Gega shkruan historinë: Koleksionon dy medalje në Kampionatin Ballkanik

0
Sportistja shqiptare, Luiza Gega ka shkruar historinë me dy medaljet që arriti të koleksionojë në Kampionatin Ballkanik në Turqi. Gega arriti të “rrëmbejë” dy medalje në edicionin e 27-të të këtij turneu, ndërsa atletja shqiptare doli e dyta në garën...

Kampionati i moshave, disa vende të para për atletët shkodranë

0

Janë zhvilluar dje në Tiranë kampionatet kombëtare të atletikës për moshat 13 dhe 16 vjeç. Në këto gara është vërejtur një pjesmarrje e madhe sportistësh nga shumë ekipe të vendit. Ndër to kuptohet që ishte edhe Vllaznia e cila e ka thënë fjalën e saj me disa rezultate të mira të arritura nga atletët e saj. Kështu në garat e 13 vjeçarëve, pikërisht në garën e kërcimit së gjati, Gledis Haxhia ka zënë vendin e parë teksa ka kërcyer 3.93 m. Edhe si ekip Vllaznia ka zënë vend të parë në stafetën 4x50 me me kohën 33"09. Rezultate më të mira në garat e 16 vjeçarëve ku Mejvis Zaganjori ka zënë vendin e parë në 100 m/p me kohën 15"22.

Heldi Valikaj medalje ari në turneun e Adriatikut në Mal të Zi

0

Atleti 15 vjeçar shkodran Heldi Valikaj ka zënë vendin e parë dhe ka marrë medalje ari në një turne ndërkombëtar të moshave që është zhvilluar ditën e sotme në Tivar të Malit të Zi. Bëhet fjalë për një turne ku marrin pjesë atletë nga gjashtë vendet që lagen nga deti Adriatik dhe pikërisht, Kroacia, Sllovenia, Serbia, Bosnja, Mali i Zi dhe Shqipëria.

Atletët shkodranë mbyllin fazën përgatirore në Mal Të Zi

0

Skuadra e Vllaznisë në sportin e atletikës për një javë zhvilloi një fazë përgatitore në Malin e Zi. Shkodranët për 7 ditë me radhë qëndruan në qytetin e Tivarit në shtetin fqinj për të zhvilluar stërvitjen. Në fakt kjo vitet e mëparshme është realizuar më herët por këtë vit pikërisht në këtë periudhë u arritën të sigurohen financat nga “Sport Klub Vllaznia” nga ku u mundësua përgatitja në Malin e Zi.