Bajram Muça, atleti më i mirë në “Mitingun Ballkanik”

0

Pasditen e djeshme në Elbasan është zhvilluar "Mitingu Ballkanik" me pjesmarrjen e sportistëve nga 7 vende dhe pikërisht nga Shqipëria, Kosova, Bosnja, Greqia, Maqedonia, Italia dhe Bullgaria. Në rradhët e kombëtares shqiptare kanë qenë dhe disa sportistë të Vllaznisë si Izmir Smajlaj, Bajram Muça, Gledis Halluni e Ergys Gjeçaj. Ka spikatur padyshim sportisti Bajram Muça i cili ka zënë vendin e parë në dy gara, atë të 100 m ku ka arritur kohën 10"97 ndërkohë që në 110 m/p me kohën 14"70.

Vllaznia humb titujt kampion të moshave në mënyrë të papritur

0

Ishte thënë para kampionatet se dy ekipet e moshave të Vllaznisë për djem të moshës 13 dhe 15 vjeç, ishin pretendentë kryesorë për t'u shpallur kampionë të Shqipërisë në këto grupmosha. Besimi i trajnerëve por edhe i sportistëve ishte i madh nisur edhe nga përgatitjet që ishin bërë por në fakt nuk ka ndodhur kështu. Në kampionatin e këtyre moshave, të zhvilluar dje në Tiranë, dy ekipet e Vllaznisë kanë zënë vendet e dytë duke u shpallur nënkampionë të vendit. Nga ana tjetër, për 13 vjeçarët vlejnë të përmenden disa rezultate të sportistit Mehdi Çoba që ka zënë dy vende të para dhe është shpallur kampion në garën e 50 metrave me kohën 7"48 dhe në 100 metra me kohën 13"96.

Albert Marashi: Reklamat në stadium jo normale, pengojnë stërvitjen

0
Atletika është një nga sportet elitare në qytetin e Shkodrës. Kampionët kuqeblu kanë qenë të panumërt në këtë disiplinë sportive në dekada e dekada. Por një problematikë me procesin stërvitor në stadiumin “Loro Boriçi” ka shqetësuar disi trajnerët e...

REKORD/ Vllaznia në atletikë shpallet kampione e Shqipërisë për vitin e 15-të rradhazi

0
Vllaznia ne atletike per meshkuj eshte shpallur pasditen e sotme serish kampione e Shqiperise. Titulli i ketij viti eshte i 15-ti rradhazi e qe tregon me se miri dominimin absolut te atletikes shkodrane. Pas suksesit ne garat e dites se...

Pista e tartanit, turpi i madh për Bashkinë Shkodër

0

Opinion nga Senad NIKSHIQI

çdo ditë e më shumë na shtohet besimi se Bashkia Shkodër është turpi i këtij qyteti. Jo se na bëhet qefi me këtë realitet sepse është i hidhur por i tillë është. Këtë çdo ditë e më shumë e vërteton vetë Bashkia me vendimet e saj. I fundit është ai për pistën e tartanit në stadiumin "Loro Boriçi".

Elvedin Meti dhe Dorian Idrizaj, kampionë të dimrit

0

Mesditën e sotme në Tiranë janë zhvilluar garat e kampionatit të sallave të mbyllura. Në fakt, ata janë zhvilluar në pistën e stadiumit "Qemal Stafa" në një ambjent të hapur sepse në Shqipëri mungon pallati i sportit për t'i zhvilluar garat ashtu siç duhet. Sipas informacioneve të para që marrim, atletët shkodranë kanë bërë një paraqitje të mirë në këtë kampionat. Por figurën më të mirë e kanë bërë dy sportistë. Bëhet fjalë për Elvedin Metin dhe Dorian Idrizajn. I pari ka dalë kampion ën garën e 400 metrave duke zënë vendin e parë në këtë disiplinë sportive.

Vllaznia shpallet kampione e Shqipërisë për të 11-tën herë rradhazi

0
Premtimi i bërë nga kryetrajneri Albert Marashi është bërë realitet. Vllaznia është shpallur pasditen e sotme kampione e Shqipërisë edhe për grupmoshën U20. Ky ka qenë verdikti i garave të zhvilluara në stadiumin "Skënderbeu" të Korçës ku atletët kuqeblu kanë...

FANTASTIKE/ Vllaznia kampione e Shqipërisë për të 11-tin vit rradhazi

0
Tjetër titull kampion për Vllazninë në atletikë për meshkuj. Titulli i fituar sot në Shkodër ka qenë i 11-ti rradhazi për ekipin shkodran duke treguar më së miri për dominimin absolut të këtij ekipi në atletikën shqiptare. Edhe në garat...

FANTASTIKE/ Atleti shkodran Franko Burraj thyen sërish rekordin kombëtar të 400 metrave

0
Tjeter paraqitje e sukseshme e atletit shkodran Franko Burraj dhe tjeter rekord i ri kombetar prej tij. Ka ndodhur keshtu pasditen e sotme ne garat eliminatore te disiplines se 400 metrave, te vlefshme per Lojerat Mesdhetare "Oran 2022" qe...

Maratona Shkodër- Ulqin kthehet në një ritual të përvitshëm

0

Ka nisur vitin e kaluar me rastin e 100 Vjetorit të Pavarësisë por maratona Shkodër- Ulqin po kthehet mesa duket në një ritual të përvitshëm. Ditën e sotme është organizuar edicioni i dytë i saj. Nisja ka qenë para Bashkisë Shkodër, pikërisht në pedonalen e re, menjëherë pas ceremonisë zyrtare të ngritjes së flamurit siç ndodh zakonisht më 28 nëntor. Për të marrë pjesë në këtë maratonë kishin ardhur edhe disa maratonistë të vjetër nga Tirana si Sotir Qirjaqi, Kajo Myftaraga etj. Po ashtu kanë qenë pjesmarrës edhe shumë atletë të klubit Vllaznia si dhe studentë të Fakultetit të Edukimit Fizik të Universitetit "Luigj Gurakuqi" të Shkodrës.