IZMIR SMAJLAJ SHPALLET EDHE KAMPION EUROPE

0

Atleti shqiptar Izmir Smajlaj mori sot në mbrëmje medaljen e artë në Kampionatin Europian të sallave të mbyllura që po zhvillohet në Beograd të Serbisë, në garën e kërcimit së gjati, duke ngritur peshë gjithë Shqipërinë me këtë rezultat fantastik. Një medalje historike, e para e artë për atletikën shqiptare në një aktivitet të tillë. Atleti shkodran kërceu 8.08 metra, që është edhe rekordi i ri kombëtar në këtë disiplinë, duke konfirmuar momentin e mirë që po kalon.

Smajlaj kërcen 7.98 në kuafikuese dhe shkon në finale

0

Atleti shkodran Izmir Smajlaj ka arritur të kualifikohet për në finalet e Kampionatit Europian të sallave të mbyllura që po zhvillohet në Beograd të Serbisë. Në garat kualifikuese të kërcimit së gjati, zhvilluar paraditen e së premtes, ai ka arritur të kërcejë 7 metra e 98 centimetra që në provën e parë dhe kaq ka mjaftuar që të kualifikohet për në finale. Përsëritja e rezultatit me të cilin u shpall kampion Ballkani katër ditë më parë, konfirmon më së miri formën e shkëlqyer sportive që po kalon Smajlaj.

Smajlaj: Në Beograd u drithërova duke dëgjuar himnin e flamurit tonë

0

Pas suksesit të dy ditëve më parë në Beograd, atleti shkodran Izmir Smajlaj bashkë me trajnerin e tij Vildan Tufi, i janë rikthyer sërish stërvitjes në pistën e betontë të stadiumit "Loro Boriçi", për t'i dhënë dorën e fundit përgatitjeve për një tjetër sfidë. Madje edhe më të vështirë, asaj të Kampionatit Europian të sallave të mbyllura që do të zhvillohet në datat 3-4 mars po në Beograd të Serbisë. Shpallja kampion i Ballkanit për këtë atlet, natyrisht që ka qenë një arritje jo e vogël, për më tepër me një rezultat të mirë, 7.98 m në garën e kërcimit së gjati ku ai ka garuar. Në një prononcim për "SHKODRA SPORT", Smajlaj shpreh besimin e tij të plotë se edhe në Europian, do ketë një rezultat të mirë.

Izmir Smajlaj shpallet Kampion i Ballkanit në Beograd

0

Izmir Smajlaj mban premtimin. Zë vendin e parë dhe shpallet Kampion i Ballkanit duke bërë që flamuri shqiptar të valëvitej sot në mes të Beogradit. Kampionati Ballkanik i sallave të mbyllura në atletikë që po zhvillohet aktualisht në Beograd të Serbisë ka dhuruar një medalje të artë për atletikën shqiptare. Shkodrani Izmir Smajlaj ka zënë vendin e parë në kërcim së gjati, duke vendosur njëkohësisht edhe rekord kombëtar.

Smajlaj: Objektivi i rradhës, titulli i Kampionit të Ballkanit

0

Prej pedonales në hyrje të qytetit, dyshja e mirënjohur e atletikës shkodrane dhe asaj shqiptare, Izmir Smajlaj- Vildan Tufi, tashmë stërvitet në betonin e pistës së stadiumit “Loro Boriçi”. Megjithatë objektivat e kësaj dysheje nuk ndryshojnë. Synimi i rradhës për ta është suksesi në kampionatin Ballkanik dhe atë europian që do të zhvillohen këto ditë në Beograd. Atleti Smajlaj është i bindur se edhe në këto aktivitete do të ketë rezultate të larta e këtë gjë e deklaron edhe në prononcimin e tij për "SHKODRA SPORT" kur deklaron:

Smajlaj e Muça, pjesmarrës në Kampionatin Ballkanik

0

Federata Shqiptare e Atletikës, 48 orë pas zhvillimit të garave të Kampionatit Individual Dimëror (në Elbasan), ka përcaktuar sot ekipet kombëtare që do të marrin pjesë në disa nga turnetë ndërkombëtare të muajve shkurt-mars 2017. Kështu, ditën e diel (12 shkurt) zhvillohet Ballkaniada për mosha në sallat e mbyllura (Stamboll, Turqi) dhe Shqipëria do të përfaqësohet vetëm me atleten e re Relaksa Dauti, e cila do të shoqërohet nga trajneri i saj Taulant Stërmasi.

Smajlaj dhe Muça, nga dy vende të para në kampionatin dimëror

0
Atletët shkodranë kanë bërë një paraqitje të mirë në garat e kampionatit kombëtar individual dimëror që u zhvilluar sot në Elbasan. Tradita e zhvillimit të këtyre garave sërish në një ambjent të hapur kur në fakt duhej të zhvilloheshin...

Nesër në Elbasan kampionati individual dimëror

0

Federata Shqiptare e Atletikës do të organizojë nesër garat e kampionatit kombëtar individual dimëror për të rritur. Një kampionat që natyrisht pritet të dhurojë edhe rezultate të larta nga disa prej sportistëve pjesmarrës. Sigurisht që vëmendja duhet të jetë e përqendruar tek Izmir Smajlaj apo ndonjë tjetër, që kanë si objektiv përmirësimin e rezultateve të tyre personale.

Izmir Smajlaj: Synimi im për këtë vit, të kap distancë 8.30 metra

0

Rekordmeni i atletikës shqiptare, Izmir Smajlaj, bën apel për mbështetje nga shteti. I “dënuar” për t’u stërvitur jashtë Shqipërisë për shkak të mungesës së infrastrukturës në vend, shtatlarti shkodran shprehet se ky sport ka kosto të lartë financiare, një pjesë të së cilës e mbulon familjarisht. Është pikërisht kjo arsyeja që ai kërkon një vend pune për të ulur sadopak shpenzimet e fazës përgatitore. “Nuk ka shumë që kam ardhur nga një fazë përgatitore intensive trijavore nga Stambolli. Përgatitja shkoi shumë mirë nën asistencën e një trajneri ukrainas.

Tufi: Smajlaj do ta thyejë sërish rekordin më 2017-ën

0

Rezultatet e shkëlqyera që atleti Izmir Smajlaj ka arritur gjatë vitit 2016, nuk do të mbesin me aq. Trajneri i tij Vildan Tufi duke folur në emër të sportistit që stërvit, ka premtuar rezultate të larta edhe këtë vit, shoqëruar këto me rekorde të reja në disiplinat sportive ku garon. Njëkohësisht ai ka bërë thirrje për më shumë mbështetje sepse kemi të bëjmë me një sportist të përmasave botërore. "Të them të drejtën, Bashkia, Këshilli Bashkiak duhej të na kishin qëndruar më afër. Për rregullimin e kushteve të stërvitjes apo qoftë edhe një pritje para ose pas ardhjes nga Lojërat Olimpike.