Trajneri Gjeçaj: Finalja pranë, por edhe larg

0

Fitorja mbrëmjen e djeshme ndaj Tiranës sigurisht që e ka entuziasmuar trajnerin e Vllaznisë Bledar Gjeçaj. Pikërisht ndaj këtij kundërshtari, skuadra e tij humbi në gjysmëfinalen e kupës duke i hequr vetes mundësinë e fitores së këtij trofeu. Por në gjysmëfinalen e parë të kampionatit, ishte tjetër histori dhe në takimin e luajtur në "Qazim Dervishi" vendasit fituan 81-63. Njeriu i pankinës shkodrane duke folur për www.shkodrasport.com në lidhje me këtë sukses të parë ka thënë: "Besoj se e merituam fitoren.

Vllaznia fiton 64-60 finalen e parë kundër Teutës

0

Emocione pa fund mbrëmjen e së shtunës në “Qazim Dervishi” ka dhuruar finalja e parë e kampionatit kombëtar të basketbollit për meshkuj në mes Vllaznisë dhe Teutës. Një ndeshje që u duk se do të fitohej lehtë nga shkodranët por disa gabime të njëpasnjëshme të tyre e vunë në dyshim këtë gjë dhe në fund ata kanë triumfuar. Atmosfera në pallatin e sportit ka qenë e shkëlqyer. I mbushur plot e përplot, kjo finale ka dhuruar shumë emocione.

Dardan Berisha & Co e mundin Vllazninë në ‘Qazim Dervishi’

0
Vllaznia ne basketboll per meshkuj nuk ia ka dale te munde Pejen ne ndeshjen e rradhes te Liges Ballkanike dhe ndaj ekipit kosovar eshte mundur me rezultatin 87-91. Ka ndodhur keshtu ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne pallatin...

Kamza Basket- Vllaznia nesër në orën 19.00 në “Asllan Rusi”

0

Pas ndeshjes spektakolare të zhvilluar javën e kaluar ndaj klubit Tirana, ekipi i basketbollit të meshkujve të Vllaznisë do të ketë këtë javë një tjetër përballje shumë interesante. Mbrëmjen e së premtes, në orën 19.00, në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, ai do të ndeshet me ekipin kryesues të kampionatit, Kamza Basket. Ndeshja do të jetë e vlefshme për kampionatin dhe pritet një sfidë shumë e fortë. Drejtuesit e Vllaznisë janë të bindur se mund t’ia dalin të mundin edhe skuadrën e cila nuk njeh humbje ende në këtë kampionat.

Markovski- një lojtar i kombëtares së Maqedonisë te Vllaznia

0

Pak ditë më parë, pikërisht në prag të ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj, drejtuesit e ekipit të Vllaznisë kanë federuar në FSHB, blerjen e tyre të re. Pikërisht Jovan Markovski. Nga sa bëhet e ditur, ky sportist është pjesë e kombëtares së Maqedonisë, 24 vjeç, 196 cm i gjatë dhe peshon 93 kg. Markovski prej katër vitesh ka qenë pjesë e ekipit të kryeqytetit maqedonas Torus Skopje dhe tashmë deri në fund të këtij sezoni, do jetë pjesë e Vllaznisë së Shkodrës.

Vllaznia humb në gjysmëfinale ndaj Kamza Basket

0

Sonte në mbrëmje është luajtur ndeshja gjysmëfinale e Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj në mes ekipeve të Vllaznisë dhe Kamza Basket. Ndeshja ka nisur në orën 18.00 në pallatin e sportit "Ramazan Njala" të Durrësit. Ajo është dominuar kryesisht nga basketbollistët kamzalinj të cilët sidomos pas periodës së tretë e kanë patur në dorën e tyre rezultatin e ndeshjes dhe në të katërtën e kanë thelluar duke e mbyllur ndeshjen në shifrat 82-64. Duke parë edhe rezultatin e periodës së parë, 28-17, duket qartë se Kamza Basket ka dominuar në lojë ndaj skuadrës së trajnerit Gjeçaj.

Vllaznia e merr seriozisht çështjen e titullit. Vjen edhe një tjetër amerikan

0
Vllaznia e basketbollit te meshkujve me drejtuesit e rinj ne bord duket se e ka rimarre seriozisht çeshtjen e titullit kampion kete sezon. Nga nje ekip qe rrezikont shperberjen pak kohe me pare pas doreheqjes se presidentit Xhaferi,tashme eshte duke...

Vllaznia merr edhe amerikanin e dytë: Seth Jackson

0

Ashtu siç kishin premtuar, drejtuesit e shoqatës së basketbollit të Vllaznisë kanë bërë realitet një tjetër blerje. Bëhet fjalë për një tjetër amerikan. Lojtari I ardhur së fundi është Seth Jackson, një lojtar me cilësi shumë të mira dhe që luan në pozionet 1 dhe 2. Ai tashmë ka firmosur me Vllazninë dhe në ditët e para të janarit do t’I bashkohet ekipit në stërvitje. Në këtë mënyrë, me ardhjen edhe të këtij basketbollisti, shkon në dy numri I amerikanëve tek skuadra shkodrane por presidenti Dibra duket se nuk do të ndalet këtu sepse në janar pritet edhe një tjetër. Sa I takon blerjes së fundit, Jackson mësohet se së fundi ka qenë pjesë e ekipit “Balkan” në Bullgari ndërsa më përpara ka luajtur në Amerikë me Truman State.

Vllaznia, një tjetër fitore me mbi 100 pikë në kampionat

0

Ekipi i Vllaznisë në basketboll për meshkuj ka arritur një tjetër fitore me mbi 100 pikë të shënuara. Ka ndodhur kështu pasditen e sotme teksa shkodranët kanë fituar me rezultatin 112- 50 ndaj Apolonisë. Ndeshja është luajtur në pallatin e sportit "Ramazan Njala" të Durrësit dhe është dominuar nga fillimi e deri në fund nga djemtë e trajnerit Gjeçaj. Kësisoj me fitoren e sotme, ato i kanë forcuar edhe më shumë pozitat në krye të renditjes teksa kanë arritur fitoren e 12-të në po kaq ndeshje të luajtura. Një ecuri e tillë është vërtetë për t'u patur zili teksa vendi i parë deri në fazën e play- ofit duket i sigurtë.

Logjika e Plantak: Kush ka buxhet më të madh, fiton. A do fitojë Vllaznia...

0
Humbja e pesuar te shtunen ndaj Teutes ka qene edhe mungese fati per ekipin e Vllaznise e cila e pesoi vetem ne sekonden e fundit pas koshit te shenuar nga Brown. Megjithate trajneri Plantak, humbjen nuk ia faturon as mungeses...