Gridi Sokoli oferta nga kampionati kosovar

Basketbollistja më e mirë e ekipit të basketbollit të femrave të Vllaznisë, pikërisht Gridi Sokoli, ka marrë një ofertë për të luajtur në kampionatin kosovar. Të interesuar për këtë sportiste duket se janë drejtuesit e ekipit Liria e Prizrenit. Njëri prej drejtuesve të lartë të tij mendohet që gjatë këtyre ditëve të mbërrijë në Shkodër për të biseduar konkretisht me Sokolin për kontratën dhe mundësinë e firmosjes me ta. Ende nuk ka një prononcim të vetë kësaj basketbollisteje nëse është e interesuar apo jo për lëvizje megjithatë me shumë mundësi ajo mund të realizohet.

Vllaznia për meshkuj “dërrmohet” nga Tirana

Ekipi i Vllaznisë në basketboll për meshkuj është mundur me 30 pikë diferencë nga Tirana në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" të qytetit të Shkodrës. Shkodranët e trajnerit Bledar Gjeçaj nuk kanë mundur të bëjnë asgjë më shumë ndaj ekipit më të mirë të vendit. Vllaznia ka rivalizuar vetëm në 10 minutat e para të ndeshjes që janë fituar nga tiranasit 17-14.

Koka: Nuk e dimë kur do nisë kampionati i të rinjve

Viti 2011 po mbyllet dhe ekipet e të rinjve të basketbollit ende nuk e dinë se kur do ta nisin kampionatin e tyre. Kjo situatë ka sjellë një rrëmujë të vërtetë e për më tepër po u shkakton jo pak probleme edhe trajnerëve që merren me stërvitjen e këtyre ekipeve. Kështu i ndodh edhe trajnerit të të rinjve të Vllaznisë Roland Koka. Duke folur për gazetën sportive online "Shkodra Sport.com" ai është shprehur: "Kjo vonesë e nisjes së kampionatit ka krijuar jo pak probleme për ne sepse sportistët pa ndeshje është e vështirë t'i mbash. Janë të rinj dhe kur nuk luajnë, ata preferojnë edhe ta lënë sportin.

Vllaznia për meshkuj fiton në Vlorë 73-70

 

Një tjetër fitore ka arritur ekipi i Vllaznisë në basketboll për meshkuj. Ai ka luajtur sot në Vlorë ndaj Flamurtarit vendas dhe ka fituar me rezultatin 73-70. Sipas informacionit që mbërrin nga ana e trajnerit të këtij ekipi Bledar Gjeçaj, ka qenë një ndeshje shumë e fortë e për rrjedhojë takimi i rregullt është mbyllur në shifra të barabarta, çka i ka detyruar të dy skuadrat të shkojnë në shtesë.

Vllaznia për femra mundet nga Flamurtari 62-75

Skuadra e Vllaznisë në basketboll për femra është mundur në sfidën e radhës. Ka qenë një prej ekipeve më të mira në vend, Flamurtari i cili ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme në ndeshjen e luajtur me vajzat kuqeblu në pallatin e sportit "Qazim Dërvishi" në Shkodër. Edhe pse vlonjatet kanë arritur të fitojnë nuk e kanë patur edhe aq të lehtë përballë një ekipi relativisht me moshë të re, siç është Vllaznia.

Vllaznia për femra, vjen suksesi i parë

Vetëm 4 minuta i kanë mjaftuar Vllaznisë në basketbollin e femrave për të arritur një fitore. Për vajzat kuqeblu është suksesi i parë këtë sezon pas tre ndeshjesh të luajtura. Femrat e basketbollit në duelin e tyre të tretë kanë fituar në transfertë. Vllaznia ka arritur të marrë një fitore në shifrat 77 – 100. Në fakt nga rezultati përfundimtar diferenca është e konsiderueshme prej 23 pikësh duke qenë se ndeshja luhej në transfertë, por kjo shkëputje ka ndodhur vetëm në momentet e fundit të lojës.

Vllaznia mund 77-61 ekipin e UAT-së

19 - 13, 24-18, 17 – 12,17 – 18

Vllaznia: Bërdica, Halluni, Gjoka, Nexhimi, Ndoja Tr: B. Gjeçaj (u aktivizuan: Shestani, Huti, Bekteshi)

UAT: Xheka, Selamaj, Mustafa, Ismeti TR: A. Fagu (u aktivizuan: Mileti, Prexha)

Vllaznia në basketboll për meshkuj ndeshjen e parë brenda fushe u ka dhuruar një fitore tifozëve të saj këtë sezon. Shkodranët në javën e tretë të Kampiontit kanë arritur të fitojnë ndaj Universitetit Amerikan të Tiranës (UAT) me rezultatin e përgjithshëm 77-61.

Kampionatet e basketbollit nuk luhen as të dielën

Duhej të luheshin nesër ndeshjet e rradhë të kampionatit kombëtar të basketbollit si për femra ashtu edhe për meshkuj, megjithatë nuk do ndodhë kështu. Sekretari i Federatës Shqiptare të Basketbollit, shkodrani Korab Llazani ka bërë të ditur për www.shkodrasport.com se ndeshjet nuk do luhen këtë të dielë.

Shtyhen kampionatet e basketbollit për të dielën

Duhej të luheshin nesër ndeshjet e rradhës të kampionatit kombëtar të basketbollit si për të rritur ashtu edhe për të rritura, por vendimet e Federatës Shqiptare të Basketbollit kanë qenë për t'u shtyrë për një ditë më pas. Që do të thotë se të gjitha ndeshjet do luhen të dielën. Arsyeja e kësaj shtyrje ka të bëjë me ditën e zisë që është shpallur për shkak të ndarjes nga jeta të pretendentit për fronin Mbretëror të shqiptarëve, Leka Zogu I.

Ekipi i vajzave mundet me 9 pikë nga Apolonia

 Skuadra e Vllaznisë në basketboll për femra ka humbur ndeshjen e radhës. Shkodranet janë mundur nga skuadra e Apolonisë me rezultatin 54-63. Vajzat kuqeblu nuk kanë patur forcën e duhur për të ndalur kundërshtarin. Nga ana tjetër skuadra e Fierit ka administruar pjesën më të madhe të takimit duke e merituar fitoren. Ndeshja është luajtur në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" në Shkodër.

FUTBOLLI I FEMRAVE

Klaudia Rrotani “lë” futbollin dhe nis një profesion tjetër

Një nga futbollistet më të mira në Shqipëri aktualisht është Klaudia Rrotani. Ajo jo vetëm që ka spikatur prej vitesh me ekipin "Juban Danja",...

HISTORI

error: NDALOHET KOPJIMI DHE PËRDORIMI I PA-AUTORIZUAR