Vllaznia e merr lehtë. Mundet 75-82 nga Kamza Basket brenda në Shkodër

0

Basketbollistët e Vllaznisë janë mundur pasditen e sotme brenda në Shkodër nga kundërshtari i tyre i gjysmëfinales së play off-it, Kamza Basket. Në fund të takimit të luajtur në "Qazim Dervishi" është fiksuar rezultati 82-75 për miqtë që e kanë merituar fitoren. Ato e kanë udhëhequr rezultatin nga sekonda e parë e deri në fund. Në fakt tek shkodranët pritej me interes kjo ndeshje ngaqë do të aktivizohej për herë të parë me to edhe amerikani i dytë i sapoardhur Anthony Booker por në fakt paraqitja e tij e parë ka qenë zhgënjyese.

Voos: Vllaznia ka synime edhe në Ligën Ballkanike. Mund të bëjmë mirë aty

0
Me 16 pikët e shënuar dhe lojën e mirë poshtë tabelës, basketbollisti amerikan Collin Voos ka qenë ndër më të mirët për Vllazninë në ndeshjen e Ligës Ballkanike ndaj Pejës, ndeshje që siç dihet, u fitua nga ekipi shkodran...

Vllaznia humbet miqësoren e tretë. Mundet 89-111 në Ulqin

0
Ndryshe nga dy miqësoret e para, në të tretën Vllaznia e basketbollit të meshkujve nuk ia ka dalë të fitojë. Në takimin e luajtur pasditen e djeshme në Ulqin ndaj skuadrës vendase, ajo është mundur me rezultatin 111-89. Sipas...

Vllaznia arrin fitoren e gjashtë rradhazi. Mund Studentin 80-56

0

Ekipi i basketbollit të meshkujve të Vllaznisë vazhdon serinë e fitoreve të tij. Ai ka mundur sot pasditen, në kuadrin e javës së gjashtë të kampionatit, ekipin e Studentit me rezultatin 80-56. Ndeshja është luajtur në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" dhe është dominuar nga fillimi e deri në fund nga basketbollistët shkodranë. Ata kanë fituar periodën e parë në shifrat 23-12 dhe epërsia ka ardhur duke u thelluar teksa kanë fituar edhe tre të tjerat me rradhë, në shifrat 17-13, 21-19 dhe 19-12.

Vendimi i Disiplinës. Gjeçaj pezullohet 6 muaj, Ndoja 3 ndeshje

0

Incidenti i ndodhur pasditen e së premtes në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në ndeshjen e basketbollit Vllaznia- Tirana, i ka kushtuar rëndë ekipit shkodran. Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Basketbollit, në mbledhjen e tij të pasdites së djeshme, ka marrë disa vendime që sigurisht kanë ndëshkuar rëndë pjestarët e Vllaznisë. Kështu dënimi më i rëndë ka shkuar për trajnerin Bledar Gjeçaj i cili është pezulluar plot 6 muaj nga drejtimi i ekipit dhe po ashtu është gjobitur me 700 mijë lekë për përpasje fizike me kundërshtarin. 6 muaj është dënuar edhe kapiteni i Tiranës Erkand Karaj por me një gjobë më të vogël, 500 mijë lekë. Nga ana tjetër, katër basketbollistët që morën teknikë përjashtimi në ndeshje, pikërisht Gjon Ndoja, Dodë Lekndreaj, Gerti Shima dhe Manuel Xhonson, janë gjobitur me nga 300 mije lekë secili për atë çfarë ndodhi në fushë.

Vllaznia e basketbollit nis merkaton, gati përforcimet e para

0
Vllaznia e basketbollit të meshkujve ka nisur shumë herët punën për sezonin e ri dhe kjo padyshim që është shumë pozitive. Drejtuesit e saj duan të ndërtojnë një skuadër ndryshe dhe për këtë arsye, kanë nisur menjëherë të hedhin...

Ndahet nga jeta ish- arbitri i basketbollit Gëzim Dizdari

0

Basketbolli shkodran dhe ai shqiptar kanë humbur këto ditë një emër shumë të njohur: Ish- arbitrin Gëzim Dizdari. Ai është ndarë nga jeta në moshën 71 vjeçare por duke lënë pas kujtime shumë të bukura nga jeta sportive dhe jo vetëm. Kontributi i tij për shumë vite me rradhë ka qenë i madh në këtë sport teksa ka arbitruar me shumë pasion e ndershmëri por Gëzimi është njohur edhe për punën e shkëlqyer që ka bërë në Qendrën Kulturore të Fëmijëve, aty ku dhe ka dalë në pension.

Berdica: Të rregullojmë lojën në tabelë, pastaj të mendojmë për të mundur Teutën

0
Optimizem pr njekohesisht edhe pergjegjesi per te bere me te miren dhe per te rregulluar gabimet e deritanishme. E tille mund te konsiderohet situta ne kampin shkodran te basketbollit ne prag te ndeshjes se rradhes, asaj qe do te...

GATI NDËRTIMI I AKADEMISË SË BASKETBOLLIT VLLAZNIA

0
Arritja e objektivit për ta mbajtur ekipin e të rriturve në Superligë sezonin e kaluar, u ka dhënë entuziasëm drejtuesve të shoqatës së basketbollit të Vllaznisë. Për sezonin e ri ato kanë plane shumë ambicioze duke projektuar ndërtimin e...

E premtja sjell një supersfidë. Tifozët shkodranë s’duhet ta humbasin

0
Këtë fundjavë ka qenë planifikuar të luhet në Shkodër një ndeshje shumë e rëndësishme e kampionatit kombëtar të basketbollit për meshkuj në mes Vllaznisë dhe Kamzës. Ajo në fakt është menduar se do të luhej të shtunën por në fakt,...