Basketbollistja Gridi Sokoli lë Vllazninë dhe kalon tek Tirana

Basketbollistja më e mirë e Vllaznisë Gridi Sokoli e ka lënë këtë skuadër dhe para pak ditësh ka kaluar tek ekipi i Tiranës. Lajmi është konfirmuar nga drejtuesit e klubit kryeqytetas që e cilësojnë marrjen e kësaj basketbollisteve si një përforcim shumë të rëndësishëm për skuadrën e tyre në prag të nisjes së kampionatit të ri. Por nga ana tjetër, largimi i Sokolit nga Vllaznia, i ka prishur jo pak planet e trajnerit Rajmond Rasha i cili e ka bazuar prej disa sezonesh lojën e skuadrës së tij pikërisht tek kjo sportiste.

Vllaznia fiton 80-66 miqësoren e sotme me ekipin e Tiranës

Ka përfunduar me fitoren e ekipit të Vllaznisë miqësorja e sotme luajtur kundër ekipit të Tiranës të drejtuar nga trajneri Bujar Shehu. Shifrat përfundimtare të këtij takimi ishin 80-66 për shkodranët. Ndeshje në fakt filloi më mirë për bardheblutë të cilët e çuan rezultatin deri në 14-3 në favorin e tyre duke përfituar edhe nga një nisje krejtësisht e përgjumur e basketbollistëve të Vllaznisë. Këta të fundit megjithatë e ndryshim shpejt lojën dhe në periodën e dytë morën frenat e lojës në dorë. Perioda e parë që u mbyll në shifrat 22-15 për Tiranën, u përmbys në të dytën me fitoren e Vllaznisë me 13 pikë, 27-14.

Vllaznia- Tirana nesër në orën 14.00 miqësore në “Qazim Derivishi”

Fakti që kampionatet kombëtare të basketbollit ende nuk kanë nisur, i ka detyruar ekipet pjesmarrëse në to të mundohen të zhvillojnë disa ndeshje miqësore për të mbushur këtë boshllëk të tejzgjatur. Për këtë arsye, Vllaznia nesër (e premte) në orën 14.00 do të presë për një miqësore ekipin e Tiranës. Kjo ndeshje do të zhvillohet në pallatin e sportit "Qazim Dervishi". Kjo miqësore do t'i shërbejë trajnerit Bledar Gjeçaj për të parë edhe njëherë formën e ekipit, një javë para nisjes së kampionatit. Ai ka mbetur përgjithësisht i kënaqur nga ajo çfarë ato paraqitën në miqësoren tjetër që ata zhvilluan me ekipin e Ulqinit pak ditë më parë.

Shorti i kampionateve ende i pahedhur nga Federata

Ndonëse është vendosur që kampionatet kombëtare të basketbollit, si për femra ashtu edhe për meshkuj, do të nisin më datë 27 tetor, shorti për to ende nuk është hedhur. Një situatë kjo paksa absurde megjithatë ky është realiteti. Nga zyrat e Federatës ende nuk ka një datë të saktë në lidhje me këtë por me shumë mundësi shorti do të hidhet të hënën. Merret vesh se në krahasim me sezonin e kaluar është rritur numri i ekipeve pjesmarrëse ndërsa po ashtu janë ndryshuar edhe disa rregulla të tjera nga ana e Federatës. Në klubin shkodran janë mërzitur disi nga kjo shtyrje e pafund e nisjes së kampionateve.

Vllaznia humbet 68-73 miqësoren me ekipin e Ulqinit

Basketbollistët e Vllaznisë kanë zhvilluar, ashtu siç kishim lajmëruar, një miqësore me ekipin e Ulqinit që merr pjesë në kampionatin malazez të basketbollit duke qenë një nga ekipet pretendente të tij. Rezultati përfundimtar i këtij takimi të luajtur në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" ka qenë 73-68 për ulqinakët. Ata kanë udhëhequr gjatë gjithë ndeshjes ndonëse me diferencë të vogël pikësh teksa rezultatet e katër periodave kanë qenë këto: 17-22, 13-17, 18-19 dhe 20-17. Trajneri i Vllaznisë Bledar Gjeçaj e ka nisur ndeshjen me këtë pesëshe:

Federata e Basketbollit vendos: Kampionatet nisin më 27 tetor

Federata Shqiptare e Basketbollit ka mbledhur dje pasdite kryesinë e re të saj e cila që në mbledhjen e parë ka caktuar edhe datat se kur do të nisin kampionatet kombëtare. Kështu është vendosur që ato të startojnë më 27 tetor, si për meshkuj edhe për femra. Sigurisht që një datë e tillë është paksa e vonuar sepse zakonisht këto kampionate kanë startuar gjatë shtatorit megjithatë tashmë trajnerët duhet të marrin masat për t'u bërë gati për këto kampionate.

Basketbollistët e rinj eliminohen në gjysmëfinale nga Tirana

Të rinjtë e Vllaznisë në basketboll janë shkurorëzuar dje nga titulli kampion i vitit të kaluar. Ndonëse ata shpresonin ta fitonin sërish atë trofe, në fakt tashmë u duhet t'u hapin rrugë dy ekipeve të tjera që kanë dalë në finale dhe do të diskutojnë fitimin e tij. Ata janë pikërisht Tiranë dhe Virtus Tirana. Shkodranët janë ndeshur në gjysmëfinale me ekipin e Tiranës, ndeshje që është luajtur në pallatin e sportit "Asllan Rusi" të kryeqytetit. Ka qenë një takim me shumë rivalitet mes dy ekipeve. Perioda e parë është mbyllur me fitoren e shkodranëve 17-12. Me këtë epërsi në 10 minutat e para të ndeshjes, u krijua ideja se djemtë e trajnerit Roland Koka do të shkonin drejt një fitoreje të sigurtë, por nuk do ndodhte kështu.

Vllaznia mund Kamza Basket. Finalisti përcaktohet të premten

Basketbollistët shkodranë kanë arritur një fitore shumë të rëndësishme pasditen e sotme në pallatin e sportit "Qazim Dervishi ndaj Kamza Basket me rezultatin 65-64 në gjysmëfinalen e dytë të kampionatit. Me këtë fitore, ata kanë barazuar numrin e ndeshjeve të fituara në 1-1 dhe gjithçka për të përcaktuar skuadrën finaliste, do të vendoset ditën e premte në takimin e fundit mes tyre që do zhvillohet në Tiranë. Ndeshja e sotme ka patur shumë emocione brenda saj. Ajo e ka përcaktuar fituesin vetëm në sekondat e fundit teksa një kosh i Hallunajt i ka dhënë fitoren Vllaznisë. Në fakt ndeshja ka filluar më mirë për miqtë të cilët e kanë fituar periodën e parë në shifrat 22-18. Ata e kanë dominuar lojën edhe në periodën e dytë që ka vendosur sërish shifrat 15-10 në favor të Kamza Basket.

Vllaznia e humb ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Kamza Basket

Pasditen e sotme në orën 16.00 është luajtur në pallatin e sportit "Asllan Rusi" të kryeqytetit ndeshja e parë gjysmëfinale e kampionatit kombëtar të basketbollit për meshkuj në mes Kamza Basket dhe Vllaznisë. Ndeshja është dominuar nga kamzalinjtë të cilët e kanë fituar atë me rezultatin e përgjithshëm 70-64. Kanë qenë basketbollistët e trajnerit Muhametaj ata që kanë udhëhequr që në fillim të takimit duke fituar periodën e parë në shifrat 21-11. Në të dytën ka patur një përmirësim të lojës së shkodranëve falë edhe udhëzimeve të trajnerit Gjeçaj dhe për rrjedhojë kjo periodë është fituar nga ata në shifrat 15-14.

Vllaznia për femra fiton me Elbasanin, humbasin meshkujt me Tiranën

Dje janë luajtur ndeshjet e rradhës të kampionateve kombëtare të basketbollit si për meshkuj ashtu edhe për femra. Të dy ekipet e Vllaznisë kanë luajtur në Shkodër teksa meshkujt janë përballë me kryesuesit e Tiranës. Ndeshja nuk ka patur shumë histori teksa miqtë nga kryeqyteti kanë fituar pa shumë vështirësi me rezultatin e thellë 99-53. Ata e kanë dominuar lojën nga fillimi duke i fituar të gjitha periodat me rradhë përkatësisht me shifrat 16-28, 12-30, 6-22, 17-19. Edhe pa kësaj humbje, Vllaznia vazhdon të mbajë vendin e tretë në tabelën e renditjes. Ndërkohë për femra, ka patur një ballafaqim Vllaznia- Elbasani. Ndeshja ka patur shumë rivalitet dhe në fund kanë fituar shkodranet 92-90. Ata e kanë fituar periodën e parë 21-20 e po ashtu edhe periodën e dytë 24-23.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI

error: NDALOHET KOPJIMI DHE PËRDORIMI I PA-AUTORIZUAR