Faslija akuzon Klubin Vllaznia për kontratën

Prej ditësh basketbollisti i Vllaznisë Herion Faslija po kërkohet nga skuadra e Kamza Basket si përforcim për sezonin e ri. Por shkodrani deri tani ka mbetur peng i një kontrate të nënshkruar mes “Shoqatës së Basketbollit Vllaznia” dhe “Sport Klub Vllaznia” që veç emrin e ka të tillë sepse në fakt në atë çfarë ka në përbërje është krejtësisht e parregullt, edhe pse e noterizuar. Faslija ka kërkuar të largohet por në fakt “Sport Klub Vllaznia” fillimisht i ka kërkuar të paguaj gjobën prej 1.5 mln lekësh të vjetra

Edhe Faslija gati të braktisë Vllazninë për Kamza Basket

Vllaznia në basketboll për meshkuj vijon që edhe në këtë pragsezoni të jetë skuadra e problemeve duke u rikthyer sërish thuajse në stadin e dy viteve të fundit nga ku përveç anës ekonomike të dobët kishte edhe mungesa lojtarësh. Një tjetër basketbollist është drejt largimit nga ekipi shkodran. Bëhet fjalë për shtatlartin Herion Faslija. Shkodrani një pjesë të sezonit të kaluar luajti me Vllazninë dhe u duk sikur edhe këtë vit do të ishte pjesë e kuqebluve në skuadrën fillimisht të riformatuar që filloj një shpërbërje graduale. Shkodrani duke se ka një ofertë të majme nga skuadra e “Kamza Basket” e cila dëshiron të ketë shërbimet e tij për sezonin e ri

Vllaznia, ikin Taraboshi e Llazani

Sot janë larguar nga Vllaznia dy basketbollistë. Bëhet fjalë për Fatjon Taraboshin dhe Erjon Llazanin të cilët ditën e enjte kanë prishur kontratën me “Sport Klub Vllaznia” për tu larguar drejt Durrësit e për t’u bashkuar me Teutën vendase. Të dy këta basketbollistë dobësojnë ndjeshëm ekipin e Vllaznisë. Taraboshi në merkaton e verës erdhi nga Teuta tek Vllaznia.

Vllaznia kërkon play-off-in këtë sezon

Skuadra e Vllaznisë në basketboll për meshkuj po përgatitet intensivisht për Kampionatin e ri që akoma nuk është përcaktuar se kur mund të fillojë. Shkodranët këtë sezon kanë në përbërje një grup të mirë basketbollistësh dhe kërkojnë të jenë të paktën mes katër ekipeve më të mira në grupin A dhe jo siç ndodhi në dy sezonet e fundit kur Vllaznia rrezikoi rënien në grupin B. Është vetë trajneri Bledar Gjeçaj që flet për ekipin e riformatuar të Vllaznisë teksa konfirmos se të gjithë basketbollistët kanë firmosur dhe se kësaj here do të jetë një Vllazni ndryshe nga ajo e dy viteve të fundit.

Shkodrani Zenel Vekshari, emërohet trajner i Kamza Basket

Ish-basketbollisti dhe ish-trajneri i Vllaznisë Zenel Vekshari, që nga dita e djeshme është emëruar trajner i ekipit të basketbollit të femrave Kamza Basket. Emërimi është bërë nga drejtuesit e klubit shumësportësh në një ceremoni që kanë zhvilluar në pallatin e sportit “Asllan Rusi” të Tiranës.

Basketboll- femra. Largohet Memçaj nga Vllaznia

Skuadra e Vllaznisë në basketboll për femra në ditët e fundit ka pësuar disa ndryshime. Në fakt kanë qenë thuajse të paralajmëruara, por tashmë janë zyrtarizuar. Bëhet fjalë për një largim dhe dy afrime në skuadër. Nga radhët e vajzave kuqeblu të basketbollit është larguar Paradisa Memçaj.

Vllaznia në basketboll të rritur, gati për kampionat

Skuadra e Vllaznisë në basketboll për të rritur zyrtarisht konfirmohet si një nga ekipet që këtë sezon do të rivalizojë denjëisisht në grupin A. Ditët e fundit me skuadrën që drejtohet nga trajneri Bledar Gjeçaj të gjithë basketbollistët kanë hedhur firmat duke nënshkruar kontrata njëvjeçare me Vllazninë. Kështu pas një periudhe të gjatë përgatitjesh ka ardhur edhe momenti firmosjes kontratave.

Historia e basketbollit shkodran

Ky sport fillimet e tij në Shqipëri I ka në vitin 1919 pikërisht në shkollën “Harry Fultz”. Në atë shkollë kishte edhe shkodranë si nxënës dhe njëri prej tyre pikërisht Qazim Dervishi do kontribunote që ta çonte këtë sport...

Renato Radoja, jeta “e panjohur” e këtij kollosi të basketbollit

Kushdo që ka pak dijeni për sportin e basketbollit në Shqipëri, nuk ka sesi të mos e ketë të qartë se kush është Renato Radoja. Vlerësimet për të janë bërë, titujt janë të shumtë, karriera e tij nuk ka vend për koment. Të gjitha këto janë shkruar, thënë e stërthënë. Por mjeshtri i koshit ka edhe një jetë tjetër, atë “gri”, plot me vuajtje dhe ndëshkime. “Kleçka” në biografi, apo dhe arsye të tjera, e kanë shoqëruar gjithnjë duke e bërë të vuajë jo pak. Për rrjedhojë në rrëfimin e mëposhtëm të këtij personazhi shumë të njohur, do zbulojmë anën e panjohur. Atë të vuajtjeve të këtij njeriu që sportin e ka patur bashkëudhëtar të mirë gjatë gjithë jetës së tij. Po cilat janë momentet ku ai është ndjerë keq dhe ka marrë goditjet që e kanë bërë të vuajë jo pak?

FUTBOLLI I FEMRAVE

Andersen: Niveli i Fortunës më i lartë se ai i Vllaznisë,...

Shorti i turit të dytë të Ligës së Kampioneve në futboll për femra ka vënë përballë Vllaznisë ekipin Fortuna Hjorring të Danimarkës. Skuadra nënkampione...

HISTORI

error: NDALOHET KOPJIMI DHE PËRDORIMI I PA-AUTORIZUAR