Zef Gjoni pas titullit të 23-të me Vllazninë: Këtu më keni deri 80 vjeç...

0
Vllaznia eshte shpallur sot kampione e Shqiperise ne boks, titull ky qe ishte i 23-ti per te. Nje sukses i jashtezakonshem per ekipin shkodran qe drejtohet nga i mirenjohur Zef Gjoni. E menjëherë pas përfundimit të kampionatit, trajneri i...

Mesazhi i një kampioni, Nelson Hysa: Jam në garë me veten për të luftu’...

0
Nelson Hysa nuk ka nder mend te ndalet. Po le pas nje tjeter vit te suksesshem, madje me te suksesshmin e karrieres se tij siç e konsideron edhe vete, por kjo nuk e ka kenaqur. Planet dhe ambicjet e...

Boksierët e Vllaznisë, tre javë grumbullim në Zogaj

0

Kampionati kombëtar i boksit që do të zhvillohet në muajin shtator, po pritet me mjaft interes në Shkodër. Boksierët dhe stafi teknik natyrisht që duan të kompesojnë humbjen e titullit kampion të vitit të kaluar dhe për këtë arsye, kanë kohë që përgatiten tashmë për evenimentin më të rëndësishëm të boksit kombëtar.

Nelson Hysa të dielën në ringun e ‘Qazim Dervishit’ ndaj kampionit të Çekisë, për...

0
Boksieri shkodran Nelson Hysa do te ngjitet serish ne ring. Kete here per te zhvilluar ndeshjen e tij te gjashte ne boksin profesionist, e cila do te jete njekohesisht e dyta ne qytetin e tij te lindjes pas asaj...

Zef Gjoni: Vllaznia synon titullin e 18-të kampion sivjet

0

Të grumbulluar në hotel “Argenti” që nga mesi I javës, boksierët e ekipit të Vllaznisë po merren me përgatitjet e fundit për marrjen pjesë në kampionatin kombëtar që do të startojë ditën e enjte në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës. Dy presidentët e ekipit, Flamur Hoxha dhe Gjergj Livadhi I kanë plotësuar të gjitha kushtet ekipit si për fazën përgatitore, paisjen me bazë materiale dhe grumbullimin para kampionatit, vetëm e vetëm që ky ekip të arrijë të shpallet sërish kampion I vendit. Trajneri I Vllaznisë, I mirënjohuri Zef Gjoni shprehet I bindur tek suksesi edhe këtë herë, një sukses ky që do ishte I veçantë si për të në aspektin personal ashtu edhe për boksin shkodran. Këtë ai e ka shprehur në intervistën e tij për gazetën online www.shkodrasport.com kur ka thënë:

Vllaznia rrezikon pjesmarrjen në kampionat. S’ka fonde për boksin

0

Një lajm aspak i mirë për boksin shkodran. Kur pritej që ekipi i të rriturve të Vllaznisë të bëhej gati për marrjen pjesë në kampionatin kombëtar që do të zhvillohet javën e ardhshme në Vlorë, nga zyrat e klubit ka dalë lajmi se për këtë ekip nuk ka asnjë fond që do të mundësonte shkuarjen dhe qëndrimin katërditor në qytetin e Vlorës. Kjo është bërë e ditur për gazeten nga trajneri i këtij ekipi Zef Gjoni. Sipas tij, ka qenë shefi i klubit shumëspotësh Vllaznia, Mark Kroqi ai që ia ka komunikuar një lajm të tillë. Arsyeja duket se ka të bëjë me bllokimin e fondeve të klubit në Degën e Thesarit. Në kushte të tilla, kryetrajneri Gjoni ka bërë të ditur se ekipi i Vllaznisë nuk do të marrë pjesë në kampionatin që do të zhvillohet javën e ardhshme në qytetin e Vlorës.

Kupa e Vllaznisë përfundon në zyrën e kryetarit të opozitës Lulzim Basha

0
Suksesi i sotem i boksiereve te Vllaznise ne kampionatin e zhvilluar ne Tirane dhe trofeu i 22-te qe ata kane marre, kane perfunduar ne zyren e kryetarit te opozites Lulzim Basha. Ka qene ky i fundit qe pak minuta me...

Kristian Demaj firmos kontratën zyrtare me ekipin meksikan

0

Lajme të mira për boksin shkodran dhe atë shqiptar. Boksieri Kristian Demaj ka përfituar një kontratë profesionistësh nga ekipi “Mexico Guerreros”.  Ai siç dihet bëri një ndeshje me këtë ekip pak kohë më parë, të vlefshme për Ligën gjysmëprofesionistë (ëSB) ndaj bjellorusit Sergej Kuzmin dhe ndonëse e humbi atë, ka lënë përshtypje të mira tek drejtuesit e ekipit meksikan që për rrjedhojë I kanë ofruar të firmosë një kontratë me ta. Në fakt kohëzgjatja e kësaj kontrate këtë herë nuk do jetë e gjatë, vetëm tre mujore, çka do të thotë se ai konsiderohet zyrtarisht pjesë e këtij ekipi për periudhë janar- mars 2013. Kjo ngaqë në fund të muajit të ardhshëm përfundone dhe faza e dytë e garave individuale të kësaj Lige.

Të premten nis në Shkodër kampionati kombëtar i boksit për të rinj

0

Të premten do të nisë në Shkodër kampionati kombëtar I boksit për të rinj. Ai mendohet të zhvillohet për tre ditë me rradhë në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” por kjo do të varet nga numri I sportistëve pjesmarrës sepse garat mund të reduktohen edhe në dy ditë. Në këtë kampionat, do të marrin pjesë boksierët më të mirë të vendit në këtë grupmoshë.Mes tyre, pa diskutim që do të marrë pjesë edhe ekipi I Vllaznisë. Kryetrajneri I ekipit shkodran Zef Gjoni, në një prononcim për shkodrasport.com, ka bërë të ditur se këtë herë, nuk do të ketë pretendime si ekip ngaqë janë larguar disa boksierë jashtë vendit dhe synimi do të jetë shpallja kampion e disa sportistëve në peshat respektive.

Zef Gjoni: Jam lodhur. S’e bëj më Memorialin

0

Ankthi dhe stresi kanë qenë të shumta gjatë muajit të fundit tek ai. Organizimi I Memoriali të nëntë ndërkombëtar të boksit “Vllaznia 2012” kanë shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme megjithatë Zef Gjoni nuk ndjehet mirë. Njëkohësisht është I lodhur.  Njëkohësisht I zhgënjyer nga pushteti lokal  I Shkodrës që në njëfarë mënyre e injoroi këtë aktivitet shumë të rëndësishëm. Për këtë arsye, trajneri I përfaqësueses shqiptare dhe njëkohësisht I Vllaznisë jep lajmin e keq: “Vitin tjetër, nuk do ta marr përsipër zhvillimin e këtij Memoriali”. Shumëkush ndoshta nuk e beson nisur edhe nga pasioni I madh me të cilin ai është I lidhur me boksin, por Zef Gjoni duket se këtë herë e ka me të vërtetë. Ja si shprehet ai në intervistën e tij për gazetën online www.shkodrasport.com: