Boksierët e Vllaznisë “shijojnë” festat e fundvitit

Pas një viti të gjatë e të lodhshëm, njëkohësisht edhe shumë të suksesshëm, boksierët e Vllaznisë po bëhen gati tashmë të festojnë festat e fundvitit. Çka do të thotë se edhe seancat stërvitore janë reduktuar disi në ditët e fundit dhe do ndodhë kështu deri pas Vitit të Ri. Atëherë kur do nisin sërish stërvitjet intensive për garat eliminatore të Olimpiadës së LOndrës dhe ku trajneri Zef Gjoni pretendon kapjen e një vendi nga boksierët tanë, çka do ishte edhe suksesi më i madh i këtij sporti në gjithë historinë e tij në Shqipëri.

Tirana fiton kupën në boks, Vllaznia e treta

Ekipi i Tiranës në boks ka marrë revanshin në Kupën e Shqipërisë duke i marrë Vllaznisë vendin e parë në këtë aktivitet. Në finalet e ditës së sotme, skuadra kryeqytetase ka arritur të grumbullojë 17 pikë duke zënë vendin e parë, në të dytin është renditur ekipi privat Enea me 16 dhe ne vendin e tretë Vllaznia me 15 pikë. Ndoshta nuk ishim mësuar ta shihnim Vllazninë në këto pozita megjithatë kjo është renditja përfundimtare e kupës së sivjetme. Në finalet e ditës së sotme Ronildo Pirani në peshën 60 kg, është mundur nga kosovari Liridon Zeqiri.

Vllaznia me tre boksierë në finalet e Kupës

Ekipi i Vllaznisë ka arritur të nxjerrë tre boksierë në finalet e Kupës së Shqipërisë. Bëhet fjalë për boksierin Ronildo Pirani që ka konkurruar në peshën 60 kg, Asmer Bilali në peshën 75 kg dhe Kristian Demaj në peshën 91 kg. Tre boksierët e tjerë pjesmarrës në këtë aktivitet, i kanë humbur ndeshjet e tyre dhe pikërisht bëhet fjalë për sportistët Gëzim Jaku në peshën 56 kg, Kristian Shytanin në peshën 64 kg dhe Bekim Vjerdhën në peshën 81 kg.

Vllaznia: Duam edhe Kupën e Shqipërisë

Për dy ditë me rradhë në Tiranë këtë fundjavë do të zhvillohen finalet e Kupës së Shqipërisë në boks. Në të do të marrin pjesë boksierët më të mirë të vendit si dhe disa nga boksierët më të mirë të Kosovës. Edhe në këtë aktivitet pritet të jetë një rivalitet i fortë midis disa ekipeve dhe kryesisht mes Vllaznisë dhe Tiranës. Këto dy skuadra ishin rivalet kryesore në kampionatin e fundit që u fitua nga shkodranët dhe në përfundim të tij, pjestarë të ekipit tiranas, patën bërë jo pak zhurmë se gjoja fitorja e Vllaznisë ka qenë e pamerituar.

Vllaznia gati të fitojë edhe Kupën e Shqipërisë

Duhet të zhvillohej në Shkodër por në mbledhjen e fundit të kryesisë së Federatës Shqiptare të Boksit është vendosur që Kupa e Shqipërisë të zhvillohet në Tiranë në datat 8-10 dhjetor. Aktiviteti i dytë më i rëndësishmë kombëtar pas kampionatit do ketë edhe një ndryshim tjetër sepse në të nuk do marrin pjesë thjesht vetëm ekipet shqiptare por do jetë mbarëkombëtar.

Bilali e Demaj, medalje ari edhe në Kosovë

Sukseset për boksierët shkodranë nuk kanë fund për vitin 2011. Pasi janë shpallur më të mirët në vend, pasi kanë përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në Kampionatin Botëror, pasi i kanë dhuruar dy medalje të arta Shkodrës në turneun e rëndësishëm "Gongu i Artë" i Maqedonisë, vijnë edhe dy suksese të tjera. Janë sërish dy boksierët, Asmer Bilali dhe Kristian Demaj që kanë triumfuar edhe në kupën "Adem Jashari" që u zhvillua për dy ditë me rradhë në Prishtinë dhe Ferizaj të Kosovës.

Demaj: Synoj vend të parë edhe në kupën “Adem Jashari”

Boksieri i Vllaznisë dhe i ekipit tonë kombëtar të boksit, Kristian Demaj pasi ka arritur të shpallet kampion i vendit një muaj më parë dhe pasi ka fituar medalje të artë në "Gongun e Artë" që u zhvillua në Maqedoni, tenton suksesin edhe në aktivitetin e rradhës. Bëhet fjalë për kupën "Adem Jashari" që do të zhvillohet më 25-26 nëntor në Prishtinë dhe Ferizaj. Në këtë aktivitet do marrin pjesë mbi 10 shtete megjithatë synimet e boksierëve tanë janë për vende të para.

Ekipi kombëtar i boksit teste mjekësore në “IMC”

10 boksierët e ekipit kombëtar shqiptar ditën e shtunë kanë kryer të gjitha testet e duhura mjekësore në një klinikë të specializuar dhe për më tepër nga doktorë specialistë të ardhur nga Mali i Zi, Serbia dhe Kroacia. Të gjitha këto kontrolle janë ofruar falas nga klinika "Internacional Medica Center" me qendër në Shkodër.

Boksierët gati për pjesmarrjen në kupën “Adem Jashari”

Për boksierët nuk ka asnjëherë pushim. Pas pjesmarrjes dhe suksesit në "Gongun e Artë" të Maqedonisë, për ta vjen një tjetër pjesmarrje në një aktivitet ndërkombëtar. Bëhet fjalë për kupën "Adem Jashari" që zhvillohet çdo vit në Prishtinë me rastin e Festës së Pavarësisë. Edhe sivjet, pjesmarrja pritet të jetë e gjerë nga shumë vende të rajonit dhe Europës.

Tom Doshi, president i ri i Federatës Shqiptare të Boksit?

Për momentin është një supozim por me shumë mundësi, nga java e ardhshme mund të kthehet në një realitet. Deputeti I Parlamentit shqiptar, Tom Doshi mund të bëhet presidenti I ri I Federatës Shqiptare të Boksit. Propozimi I është bërë nga njerëz të këtij sporti dhe deputeti më I pasur I parlamentit shqiptar nuk ka qenë kundër kësaj ideje, madje e ka mirëpritur atë.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI

error: NDALOHET KOPJIMI DHE PËRDORIMI I PA-AUTORIZUAR