Boksierët e Vllaznisë nisin fazën përgatitore në Velipojë

0
Pavarësisht mungesës së një presidenti në krye të ekipit, ekipi i boksit i Vllaznisë e ka gjetur mundësinë që të grumbullohet sërish në plazhin e Velipojës. Që nga data 1 gusht, boksierët e tij bashkë me trajnerët janë grumbulluar...

BOKS/ Nis pas dy orësh ‘Nata e Kampionëve’. Priten mbi 1 mijë tifozë në...

0
Pas gati dy oresh ne pallatin e sportit "Qazim Dervishi" do te zhvillohet nje aktivitet shume interesant i boksit profesionist, i cili eshte emertuar "Nata e Kampioneve". Nje mbremje e cila pritet te sjelle nje atmosfere shume interesante, per...

ÇUDIRA SHQIPTARE/ Boksierët e kombëtares shqiptare në Europian me paratë e veta!

0
Kombetarja shqiptare e boksit per 16 vjeçaret do te niset ne drejtim te Italise ku do te marre pjese ne Kampionatin Europian dhe ne perberje te tij do te jene 4 boksiere, nder te cilet 2 jane te Vllaznise...

Vllaznia kërkon titullin e 18-të në boks

0

Pas tre diteve grumbullim ne Shkoder, ekipi i boksit të Vllaznisë, ka lënë sot qytetin e tij për të udhëtuar drejt Durrësit, aty ku nesër nis kampionati kombëtar. Në këtë kampionat do marrin pjesë ekipet dhe boksierët më të mirë të vendit dhe sivjet gjasat janë që të ketë një konkurrencë të fortë. Ekipet e Vllaznisë,

Bilali e Demaj, pjesmarrës në turneun e Bullgarisë

0

Një pjesë e Kombëtares së Shqipërisë në boks do të marrë pjesë në një turne rajonal që do të zhvillohet në Bullgari. është pikërisht trajneri i përfaqësueses së boksit Zef Gjoni i cili bashkë më dy boksierët e tij, shkodranët Kristian Demaj e Asmer Bilali janë nisur sot drejt Bullgarisë dhe do të kërkojnë të bëjnë një përfaqësim dinjitoz atje. Bilali si gjithnjë do të boksojë në peshën e tij 75 kilogramë. Shkodrani thuhet nga trajneri Gjoni se është në një formë të mirë sportive dhe këtë gjë kërkon ta tregojë edhe në ring në përballjet që do të ketë në këtë turne. Ndërkohë që për Demaj kjo pjesëmarrje është edhe më e veccantë sepse përkon me 20-vjetorin e tij dhe natyrisht që do të japë maksimumin e tij në mënyrë që festës së ditëlindjes t'i shtohet edhe një medalje në këtë turne rajonal.

Vllaznia, sot shpallet kampione për të 18-tën herë

0

Ekipi i Vllaznisë në boks pritet të shpallet sot në drekë kampion i vendit për të 18-tën herë në historinë e boksit shqiptar. Ecuria e kuqebluve të trajnerit Zef Gjoni në dy ditët e para eliminatore ka qenë shumë e mirë. Pas 5 fitoreve të arritura në ndeshjet e ditës së parë, dje në ditën e dytë kemi patur 4 fitore të tjera të tyre. Kështu në peshën 60 kg, Denis Zllatiçanin ka mundur Tolën e Teutës, në peshën 69 kg, Asmer Bilali ka fituar ndaj Albi Sorrës së Tiranës, në peshën 81 kg, Bekim Vjerdha ka mundur Vatën e Partizanit dhe në peshën 91 kg, Kristian Dema ka mundur Mancakun e klubit Enea.

Federata e Boksit deklaratë për incidentin e djeshëm në Shkodër

0

Në lidhje me incidentin e ndodhur ditën e djeshme në ndeshjet finale të Kupës së Shqipërisë teksa është goditur kryegjyqtari i garave nga një tifoz, ka reaguar sot Federata Shqiptare e Boksit. Përmes një deklarate për shtyp të presidentit të saj Gjergj Leqejza është bërë e ditur se distancohet nga çdo veprim dhune dhe njëkohësisht është bërë e ditur se në mbledhjen e ardhshme të kryesisë do merren edhe masat përkatëse për moslejimin e këtyre fenomeneve. Ja deklarata e plotë:

Tre boksiere ne Turqi per kualifikueset e Olimpiades

0

Boksieri fierak Xhulio Vrenozi dhe dy shkodranët Asmer Bilali dhe Kristian Demaj nisen nesër për në Turqi ku do të marrin pjesë në turneun e fundit kualifikues për në Lojërat Olimpike të Londrës. Të shoqëruar nga trajnerët Zef Gjoni dhe Jozef Sermi, ata do tentojnë të bëjnë një figurë të mirë dhe të jenë ndër më të mirët në peshat e tyre në mënyrë që ta sigurojnë këtë kualifikim. Trajneri Zef Gjoni para nisjes, per gazeten online www.shkodrasport.com megjithatë e ka pranuar se shanset janë shumë të pakta megjithatë ata do tentojnë deri në fund. "E kemi te qarte se kemi pak shanse per t'u kualifikuar sepse marrin pjese boksieret me te mire te Europes. Perpos kesaj, jane pak boksiere qe do fitojne te drejten e kualifikimit. Keshtu ne peshen 64 kg ku do konkurroje Xhulio Vrenozi, do te kualifikohen vetem 2 boksiere, ne peshen 69 kg ku konkurron Asmer Bilali do kualifikohen po ashtu dyboksiere ndersa ne peshen 81 kg, ku garon Kristian Demaj jane tre boksiere qe do kualifikohen.

Boks, kombëtarja drejt Ukrainës për Kampionatin Europian

0

Mëngjesin e së martës, tre boksierë të kombëtares shqiptare, të shoqëruar nga trajneri Jozef Sermi do të nisen drejt Ukrainës për të marrë pjesë në Kampionatin Europian që do të zhvillohet në datat 16-24 qershor. Boksierët tanë që do të marrin pjesë në këtë eveniment të rëndësishëm janë pikërisht Krenar Zeneli që do të konkurrojë në peshën 56kg, Arjon Kajoshi në peshën 75kg dhe Emiliano Xhediku në peshën 91kg.

Zef Gjoni merr liçensë trajneri nga Federata Botërore e Boksit

0

Trajneri i mirënjohur shkodran pak ditë më parë është paisur me liçensë trajneri nga Federata Botërore e Boksit Amator (AIBA). Në këtë mënyrë, ai bëhet kësisoj i vetmi trajner shqiptar që gëzon një liçensë të tillë. Federata Botërore, ua jep këtë liçensë trajnerëve të ndryshëm të vendeve të ndryshme, në bazë të rezultateve të arritura në karrierën e tyre. Dhe kuptohet që CV-ja e Gjonit ka mbërritur në dorë të tyre teksa kanë parë 17 titujt kampion të Shqipërisë, Kupat e shumta të Republikës, medaljet e shumta në arenën ndërkombëtare, trajner i kombëtares prej vitesh, sigurisht që nuk mund t'i thonin "jo" dhënies së liçensës për të. Kuptohet që ky është një vlerësim i madh për këtë trajner që ka meritën e madhe për ecjen përpara të sportit të boksit në vendin tonë.