Nis kampionati i boksit, Vllaznia e Tirana rivalitet të fortë për titullin

0
Ka startuar mbrëmjen e sotme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të qytetit të Shkodrës, Kampionati Kombëtar i Boksit për të rritur. Dita e parë e këtij kampionati pati në program 10 ndeshje, në të cilët Vllaznia dhe Tirana...

EKSKLUZIVE/ Promotori Briget flet për ‘Shkodra Sport’: Me Nelson Hysën synojmë një nga titujt...

0
I ka bashkuar ndoshta rastesia dhe fati por sebashku kane projekte shume te rendesishem per te realizuar. E kemi fjalen per boksierin shkodran Nelson Hysa dhe ate qe tani e tutje do te jete promotori i tij, Briget. Ky i...

Kombëtarja e boksit pjesmarrëse në aktivitetin e Prishtinës

0

Kombëtarja e Shqipërisë është ftuar të marrë pjesë në një aktivitet boksi që do zhvillohet në Prishtinë sot më datë 8 tetor. Ekipi kombëtar shqipëtar do marrë pjesë me 4 boksierë e pikërisht në kategorinë 64 kg Kristian Shytani, 69 kg Kristian Matia, 75 kg Emiliano Çekini e në kategorinë 81 kg Bekim Vjerdha. Trajner i ekipit kombëtar do jetë Jozef Sermi.

Boksierët shkodranë përgatitje për Memorialin “Shkodra 2012”

0

Boksierët e ekipit të Vllaznisë kanë nisur përgatitjet për një aktivitet shumë të rëndësishëm që do zhvillohet në fillim të muajit maj në Shkodër. Bëhet fjalë për turneun ndërkombëtar të përvitshëm që zhvillohet në nderim të disa prej figurave të shquara të boksit shkodran ndër vite që nuk jetojnë më. "Memoriali Shkodra 2012" është një veprimtari që është e futur në kalendarin vjetor të Federatës Europiane të boksit amator dhe si e tillë, sigurisht që ngjall kureshtjen e madhe të ekipeve të ndryshme të botës për të marrë pjesë. Për edicionin e sivjetëm janë caktuar edhe datat e zhvillimit të tij teksa boksierët pjesmarrës do mbërrijnë në Shkodër më datë 8 mars ndërsa aktiviteti zhvillohet për tre ditë me rradhë, në datat 9-11 mars.

Syrjan Marinaj fiton ndeshjen e parë në Kampionatin Botëror

0

Ka nisur në Sofje të Bullgarisë Kampionati Botëror I boksit për 18 vjeçarë. Në këtë eveniment shumë të rëndësishëm merr pjesë edhe kombëtarja shqiptare e përbërë nga 5 sportistë dhe e drejtuar nga trajnerët Zef Gjoni e Jozef Sermi. Madje, ditën e djeshme është zhvilluar edhe ndeshja e parë teksa në ring është ngjitur vlonjati Krenar Zeneli. Ai është ndeshur me një boksier nga Kirkistani dhe nuk ka mundur dot të fitojë ndaj tij duke bërë kështu që të heqë dorë nga vazhdimi I mëtejshëm në këtë botëror. E nëse ai nuk do ketë mundësi të vazhdojë të konkurrojë më, katër boksierët e tjerë do të kenë sërish shanse.

Nelson Hysa realizon ëndrrën e tij. Ndeshje profesionistësh më 25 korrik në Shkodër

0
E kishte premtuar se do ta realizonte dhe ne fund ia doli. Nelson Hysa ndeshjen e rradhes ne boksin profesionist do ta zhvilloje pikerisht ne qytetin e tij te lindjes, para sportdashesve shkodrane qe e kane mbeshtetur vazhdimisht gjate...

Memoriali “Vllaznia 2012” nis me 5 fitore për tanët

0

Ka startuar dje pasdite në Shkodër Memoriali ndërkombëtar i boksit "Vllaznia 2012". Aktiviteti më i rëndësishëm i këtij sporti, nga viti në vit njeh arritje të tjera teksa shtohet numri i ekipeve pjesmarrëse, shtohet cilësia e boksierëve pjesmarrës dhe prania në edicionin e sivjetëm e boksierëve që janë kampion olimpik, kampion bote, kampion Europe dhe kampion Afrike, ia ka rritur edhe interesin me të cilin ai shihet nga pjesmarrësit. Në momentet e fundit, nuk kanë mundur të sigurojnë biletat e ardhjes në Shqipëri, tre ekipe afrikani pikërisht Nigeria, Gambia dhe Sri Lanka, e për rrjedhojë numri i ekipeve pjesmarrëse në Memorialin "Vllaznia 2012" tashmë është 11. Aktiviteti ka nisur me rreshtimin e ekipeve pjesmarrëse, të cilat i ka përshëndetur në emër të organizatorëve pikërisht shefi i klubit Vllaznia Gëzim Mema.

Kristian Demaj, një ditëlindje e festuar në ring

0

 

Ka arritur rezultate të suksesesshme në boks. çdo herë që ka hypur në ring na ka befasuar. Gjithnjë ka dhuruar emocione në sfidat e tij dhe në të shumtën e rasteve ka dalë fitimtar. Bëhet fjalë për boksierin shkodran Kristian Demaj. Të gjitha këto në fakt i ka bërë pa mbushur ende 21 vjeç. Shumë kush ndoshta nuk e di e mund të habitet për moshën e tij të re e karrierën e pasur që ka. 21 shkurti është ditë e rëndëishme për të Kristianin sepse ai sot mbush 21 vjeç. Pikërisht në këtë 21-vjetor ka udhëtuar drejt Bullgarisë bashkë me trajnerin e tij Zef Gjoni e boksierin e talentuar Asmer Bilali në një turne që zhvillohet atje. Detyrimisht ditëlindjen do ta festojë me dy miq shumë të mirë trajnerin Gjoni e boksierin Bilali. Demaj për të parën herë do të hypte në ring në një moshë fare të re.

Zef Gjoni: Jam lodhur. S’e bëj më Memorialin

0

Ankthi dhe stresi kanë qenë të shumta gjatë muajit të fundit tek ai. Organizimi I Memoriali të nëntë ndërkombëtar të boksit “Vllaznia 2012” kanë shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme megjithatë Zef Gjoni nuk ndjehet mirë. Njëkohësisht është I lodhur.  Njëkohësisht I zhgënjyer nga pushteti lokal  I Shkodrës që në njëfarë mënyre e injoroi këtë aktivitet shumë të rëndësishëm. Për këtë arsye, trajneri I përfaqësueses shqiptare dhe njëkohësisht I Vllaznisë jep lajmin e keq: “Vitin tjetër, nuk do ta marr përsipër zhvillimin e këtij Memoriali”. Shumëkush ndoshta nuk e beson nisur edhe nga pasioni I madh me të cilin ai është I lidhur me boksin, por Zef Gjoni duket se këtë herë e ka me të vërtetë. Ja si shprehet ai në intervistën e tij për gazetën online www.shkodrasport.com:

Kristian Demaj “ndërron mendje”: S’mund të qëndroja larg boksit

0

Vetëm pak kohë më parë, në një intervistë ekskluzive për gazetën tonë, kampioni i njohur i boksit Kristian Demaj do deklaronte se ishte duke i dhënë lamtumirën sportit të tij të preferuar ngaqë nuk shihet asnjë perspektivë në të. Për këtë arsye, ai do të shtonte se kishte vendosur t'i përkushtohej politikës, ku ndihet më mirë dhe më i vlerësuar. Por ky qëndrim "larg" boksit ka zgjatur shumë pak. Shtatë herë kampioni i vendit ka marrë vendimin për t'iu rikthyer sërish stërvitjes.