Memoriali “Vllaznia 2015”, shkon në 10 numri i shteteve pjesmarrëse

0

Ka shkuar në 9 numri i shteteve të huaja pjesmarrëse në Memorialin Ndërkombëtar "Vllaznia 2015". Sipas organizatorëve, deri më tani kanë konfirmuar pjesmarrjen e tyre ekipet e Italisë, Kazakistanit, Bullgarisë, Spanjës, Gjermanisë, Çekisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë.

Kristian Demaj nesër në ring ndaj bjellorusit Kuzmin

0

Boksieri shkodran Kristian Demaj do te ndeshet mbrëmjen e së premtes me boksierin bjellorus Sergej Kuzmin në ndeshjen e vlefshme për Ligën Botërore të Boksit Profesionist. Siç kemi bërë të ditur, boksieri shkodran do të përfaqësojë në këtë aktivitet ekipin e Meksikës. Drejtuesit e këtij të fundit, i kanë besuar aftësive të boksierit 21 vjeçar shqiptar nga videot e tij që kanë parë dhe kanë vendosur ta kenë pjesë e formacionit të tyre për ndeshjen e kësaj jave ndaj ekipit të Polonisë. Mbrëmjen e së premtes, në një nga pallatet e sportit më të njohura të Polonisë, do zhvillohen pesë ndeshjet e vlefshme për këtë ligë mes këtyre dy ekipeve.

Tre boksierë shkodranë nesër drejt Kosovës për turneun “Pavarësia”

0
Turneu “Pavarësia” që zhvillohet çdo vit në Kosovë me rastin e shpalljes së Pavarësisë së këtij shteti, do të ketë të shtunën edicionin e 11-të të tij. Në të do të marrin pjesë boksierë nga Shqipëria, Mali I Zi,...

FANTASTIKE/ Boksieri Arjol Zeneli siguron medaljen e bronztë në Europian

0
Boksi shqiptar ka marre pasditen e sotme nje tjeter lajm te shkelqyer. Vlonjati Arjol Zeneli ka fituar nje tjeter ndeshje ne Kampionatin Europian te 18 vjeçareve qe po zhvillohet ne Sofje te Bullgarise duke siguruar deri tani medaljen e...

Jurgen Uldedaj siguron bronzin në Europian. Synon më tej

0

Tjetër sukses për boksierin lezhjan Jurgen Uldedaj. Ai pasditen e djeshme e ka fituar edhe ndeshjen e dytë, atë përballë kampionit të Polonisë Zurakovski dhe ka arritur të kualifikohet për në gjysmëfinalet e kampionatit Europian të 18 vjeçarëve që po zhvillohet në Zagreb të Kroacisë. Sigurisht që ky është një sukses i madh sepse Uldedaj që tani e ka siguruar një medalje, atë të bronztën megjithatë ai nuk do të ndalet këtu.

Nelson Hysa të martën në ringun e Pejës përballë kroatit Marko Vuçeviç. Synon fitoren...

0
Boksieri Nelson Hysa do te zbrese serish ne ring per te zhvilluar kesisoj takimin e tij te gjashte ne profesionizem. Kete rradhe ai ka zgjedhur Kosoven per t'u ndeshur ndaj nje kundershtari kroat. Shkodrani me shume pervoje ka nje...

Zef Gjoni: Boksierët shqiptarë, më të mirët në Rajon

0

5 medaljet e fituara nga boksierët tanë në dy aktivitetet e rëndësishme ndërkombëtare të zhvilluara sëfundi në Maqedoni dhe Kosovë, e kanë bërë të ndjehet mirë. Zef Gjoni, trajneri I Vllaznisë dhe I ekipit tonë kombëtar ndjehet njëkohësisht I lumtur për këtë sukses, sepse nxjerr në pah punën e mirë që është bërë. Duke folur për gazetën “Shkodra Sport”, ai do të bënte edhe diferencën e madhe që ka në organizim boksi shqiptar me vende të tjera dhe pavarësisht kësaj, përpjekjet bëhen për të qenë të barabartë në ring.

Mbyllet kampionati U-18, Vllaznia renditet e treta

0

Ashtu siç pritej, "Arena", ekipi privat i boksit që drejtohet nga vëllezërit Sorra, është shpallur kampion i Shqipërisë për vitin 2016, për grupmoshën U-18. Ky është verdikti i dhënë pas përfundimit të ndeshjeve finale paradreken e sotme në pallatin e sportit "Qazim Dervishi". Kupën trajnerit Fatjon Sorra, ia ka dorëzuar trajneri i ekipit kombëtar Zef Gjoni. Natyrisht  që ky është një sukses për t'u evidentuar sepse përveçse si ekip, Arena nxorri edhe më shumë boksierë kampionë si individ se gjithë të tjerët- tre. Ndërkohë në vendin e dytë është renditur ekipi simpatik i Teutës ndërsa në vend të tretë, Vllaznia, e cila siç kemi thënë nuk ka patur pretendime në këta kampionat ngaqë ka marrë pjesë me përbërje të reduktuar.

Boks, Demaj ne Itali per stervitje para boterorit

0

Boksieri i Kombëtares Shqiptare Kristjan Demaj është rikthyer sërish në Itali për të vijuar atje stërvitjet për Kampionatin Botëror të Boksit që do të zhvillohet në Baku të Azerbajxhanit në fund të muajit shtator. Shkodrani do të qëndrojë atje për një periudhë dy javore nga ku do të marrë ngarkesën e plotë për të qënë i gatshëm për eventin e rëndësishëm Ndërkombëtar që do të marrë pjesë. Boksieri i përfaqësueses kuqezi

HISTORIKE! ‘Mbreti’ shqiptar Florian Marku, i pamposhtur dhe tani kampion i botës

0
Florian Marku ia ka dalë të fitojë titullin kampion bote për federatën IBF. “Mbreti” shqiptar ka triumfuar me pikë, ndaj rumunit Maksim Prodan, pas plot 10 raundesh të zhvilluara. Marku ishte dominues ndaj kundërshtarit të tij. Edhe pse nuk arriti...