Besëlidhja, hap i gabuar në Himarë. Barazim 0-0

Skuadra e Besëlidhjes ka bërë një gabim jo të vogël teksa në ndeshjen e parë të fazës së dytë të kampionatit, atë meHimarën nuk ka shkuar më tepër se barazimi pa gola, 0-0. Ky barazim mund të jetë shumë vendimtar për të ardhmen dhe pretendimet e kësaj skuadre në të ardhmen.

Shtyhet ndeshja Ada- Burreli. Shkaku, fusha me dëborë

Bora e rënë mbrëmë dhe sot në qarkun e Shkodrës e ka rënduar situatën jo vetëm në rrugë por edhe në ambjentet sportive. Si rrjedhojë, disa nga ndeshjet sportive të planifikuara në këto fusha nuk janë luajtur ose nuk do luhen në ditët e ardhshme. Njëra prej tyre nuk është zhvilluar sot. Bëhet fjalë për ndeshjen e futbollit mes dy ekipeve të kategorisë së parë, Adës dhe Burrelit që duhej të ishte luajtur në orën 14.00.

Ada- Burreli apo sfida Samuel Nikaj- Elvis Plori?

Nis këtë të shtunë faza e dytë e kampionatit kombëtar të kategorisë së parë në futboll. Në Velipojë Ada vendase do presë Burrelin, në një ndeshje shumë interesante. Të dy ekipet kanë pësuar shumë ndryshime në merkaton e janarit dhe pritet të shohim si do pasqyrohen ato tek paraqitja në fushë. Por përveçse do jetë një përballje mes velipojakëve dhe matjanëve, kjo ndeshje do jetë një sfidë shumë interesante mes trajnerëve të këtyre ekipeve.

Edmond Doçi lë San Marinon. Firmos për Adën

Futbollisti shkodran Edmond Doçi i ka dhëne fund aventurës së tij në kampionatin e San Marinos me ekipin Tre Fiore dhe ka firmosur për Adën e Velipojës me të cilën do luajë në fazën e dytë të kampionatit. Ky është një përforcim i rëndësishëm për velipojakët që në këtë mënyrë kompesojnë largimin e Kaçit për tek Besëlidhja. Doçi është detyruar të ndërpresë kontratën me ekipin e tij në San Marino për disa arsye familjare dhe në përpjekjet e tij për të gjetur një skuadër tjetër, kanë qenë drejtuesit e Adës ata që ia kanë plotësuar kërkesat duke e bërë të firmosë për ta.

Arbër Shytani feston 27-vjetorin e lindjes

Një nga futbollistët e Besëlidhjes, pikërisht mbrojtësi Arbër Shytani, dje ka patur ditëlindjen, duke festuar 27-vjetorin. I konsideruar një nga futbollistët kryesor në repartin e mbrojtjes lezhjane, ai erdhi në verë të 2011-ës, tek kjo skuadër, duke u cilësuar dhe përforcim me vlera. Në pjesën e dytë të fazës së parë, ai nuk ka luajtu, pasi u dëmtua, në një ndeshje në transfertë. Por tani Shytani e ka kaluar dëmtimin dhe ia është bashkuar grupit, duke qenë pjesë e rëndësishme e Besëlidhjes. Për të, dje ka qenë një ditë e veçantë, edhe pjse është mjaftuar me një festë të vogël, me miq të ngushtë të tij.

Lezhjanët, gati dhe dy miqësore të tjera

Pak ditë më parë ekipi i Besëlidhjes zhvilloi një ndeshje miqësore në kryeqytet, ndaj Dinamos, të cilën e humbi me rezultatin 3-2. Kjo ka qenë miqësorja e parë në këtë periudhë, për këtë ekip, por që mendohet të mos jetë e vetmja. Mësohet se me blutë kryeqytetas, si një ndeshje kthimi, pritet që të luhet një tjetër takim i ngjashëm, si ai i disa ditëve më parë, por tani në Lezhë.

Besëlidhja e “shkodranizuar”, numri arrin në 10 lojtarë

Mund të quhet pa frikë një Besëlidhje e “shkodranizuar”. Numri i futbollistëve të ardhur nga qyteti më i madh verior, Shkodra, ditën e djeshme ka arritur në 10-të. Duket se drejtuesit e klubit lezhjan besojnë më shumë se asnjëherë tjetër se Superliga mund të arrihet vetëm me lojtarë shkodranë, apo e thënë ndryshme, duke patur “bërthamën” e ekipit me shkodranë. Nëse në fazën e parë ishin 6-të futbollistë, që vinin nga qyteti fqinj, nga “djepi i futbollit”, numri i tyre, tani ka shkuar në 10, ndërkohë, që ditët e fundit janë larguar nga kjo skuadër dhe Bledar Perfati dhe Suad Kaloshi.

Ada, gati ndëshkimet për të larguarit

Tek skuadra e Adës janë disa futbollistë që janë larguar pse po tentojnë të largohen nga rradhët e saj gjatë kësaj merkatoje të janarit. Me përjashti të Albert Kaçit, i vetmi që e ka patur të shkruar në kontratë largimin në këtë periudhë, të tjerët nuk mund të lejohen. Pikërisht veprimi në një mënyrë ndryshe i disa prej futbollistëve, i ka detyruar drejtuesit e klubit të Adës të paralajmërojnë për ndëshkime financiare për këta futbollistë. I pari që mund ta pësojë është mesfushori Orges Lini Siç bëhet e ditur,drejtuesit e KF Ada Velipojë, kanë përgatitur dokumentacionin që do t'i paraqitet edhe organeve të FSHF-së për gjobitjen e lojtarit të tyre Orges Lini për mosparaqitje në seancat stërvitore të ekipit.

Senad Lekaj firmos për Burrelin

Mesfushori shkodran me tipare sulmuese Senad Lekaj nuk ka përfunduar tek Kamza ashtu siç pritej por në Burrel. Arsyeja është ana financiare sepse ajo çfarë i kanë ofruar kamzalinjtë nuk e ka kënaqur. Për këtë lojtar, ka patur interesim dhe nga skuadra e Kukësit që pretendon Superligën megjithatë në fund ka dalë oferta e Burrelit që e ka bindur. Fakti që në krye të ekipit tashmë është trajneri shkodran Elvis Plori, ka bërë që Lekaj t'i thotë "po" ofertës matjane.

Elvis Plori zyrtarisht trajner i Burrelit

I konsideruar si një ndër trajnerët e perspektivës në Shkodër dhe përtej, Elvis Plori me shumë gjasa mund të zyrtarizohet, por edhe të prezantohet sot, në krye të skuadrës së Burrelit. Nëse ndodhë kështu, kjo mund të quhet aventura e parë e tij, jashtë qytetit të tij të lindjes, si trajner. Për mbi 5 sezone me radhë Plori punoi pranë ekipeve zinxhir të Vllaznisë, duke qenë gjithnjë fitues, pra “kampion”, me moshat që drejtonte.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI

error: NDALOHET KOPJIMI DHE PËRDORIMI I PA-AUTORIZUAR