Djepaxhia: Veleçiku do të kërkojë fitoren edhe në Mamurras

Karriera e tij pat nisur vrullshëm dhe në mënyrë të shkëlqyer. Bashkë me Armando Vajushin, kanë qenë dy futbollistët 19 vjeçarë që tre sezone më parë do spikasnin tek Vllaznia. Por nëse i pari pati sukses dhe sot luan në Bullgari dhe me kombëtaren, i dyti ka qenë i pafat. Një dëmtim në momentin më të keq, do të ndikonte shumë në karrierën e tij. Ari Djepaxhia prej atij momenti asnjëherë nuk do arrinte të luante në nivele të larta sepse fati i keq do ta ndiqte sërish me dëmtime të shumta. Sivjet është rikthyer të luajë për Veleçikun.

Trajneri Krepi: Na duhen edhe dy fitore në fazën e parë

Ardhja e tij në krye të Adës ka qenë me fat. Drejtues e futbollistë e kanë konsideruar këtë gjë diçka pozitive. Dhe menjëherë erdhi fitorja e parë, pikërisht të shtunën ndaj Veleçikut. Njeriu të cilit i dedikohet kjo fitore është Kreshnik Krepi, një trajner i ri por me mentalitet fituesi. Kudo ku ai ka punuar, ka arritur të lërë gjurmë dhe kjo është e rëndësishme. Vetëm pak ditë më parë ai dha dorëheqjen nga pankina koplikase ndonëse e kishte ndërtuar vetë atë grup lojtarësh dhe tre ditë më parë i ka mundur ato. Kuptohet me një kontigjent tjetër futbollistësh, ndoshta jo me atë kualitet por me më shumë dëshirë. Kjo ka qenë edhe arsyeja kryesore e fitores të së shtunës.

Sot derbi i Veriut, Ada- Veleçiku ose përballja Krepi- Duli

Sot do të luhet derbi I Veriut për kategorinë e parë, ai në mes Adës dhe Veleçikut. Interesant është fakti se kjo ndeshje do të luhet në stadiumin “Ismail Xhemali”  të Pukës, në këtë përballje të skuadrës velipojake me atë koplikase. Por ndodh kështu sepse të dyja ato, I kanë fushat e paliçensuara nga Federata Shqiptare e Futbollit ngaqë nuk I plotësojnë kushtet. Ndeshja pritet të jetë mjaft interesant por lajmi më I çuditshëm ndoshta është ai I përballjes së trajnervëe Kreshnik Krepi dhe Besnik Duli.

Presidenti Pjetri: E vështirë por do ta shpëtojmë Adën

Thuajse çdo vit është gjendur në vështirësi me Adën por ia ka dalë ta shpëtojë. Askush nuk di të thotë si ia arrin. Pa ndonjë mbështetje financiare, pa emra të bujshëm në skuadër megjithatë Ada gjithnjë ka arritur të sigurojë mbijetesën madje në shumë sezone duke u renditur në pozita komode. Sezoni aktual megjithatë ka nisur keq. Katër ndeshje, katër humbje e kjo ecuri detyroi edhe trajnerin Besnik Duli të jepte dorëheqjen pas ndeshjes së fundit me Mamurrasin.

Krepi: S’mund t’i thoja “jo” Adës dhe presidentit Pjetri

Ka lënë një skuadër shumë të mirë dhe ka marrë një tjetër me shumë probleme. Megjithatë trajneri Kreshnik Krepi i ka vënë vetes detyrë që të nisë një sfidë të re. Atë të drejtimit të Adës, skuadrës së vendit të fundit në renditje. Për shumëkënd, kjo është një marrëzi megjithatë atij i pëlqejnë sfidat e vështira. Këtë e thotë edhe në prononcimin e tij për gazetën kur shpjegon edhe arsyet pse vendosi të marrë drejtimin e skuadrës velipojake.

Besnik Duli emërohet trajneri i ri i Veleçikut

Dita e djeshme ka qenë vendimtare për zgjedhjen e trajnerit të ri të Veleçikut. Në tavolinën e kryebashkiakut- presidenti Ramadan Likaj, kanë qenë dy kandidatura, ajo e Besnik Dulit dhe e Luan Shpuzës. Ky i fundit, kishte patur dy ditë më parë një takim me numrin 1 të këtij klubi duke i shprehur gatishmërinë e tij për marrjen e drejtimit të këtij ekipi dhe Likaj e ka dëgjuar me vëmendje por natyrisht duke patur si ide të parë atë të Besnik Dulit. Trajneri i njohur koplikas, njihet si personi që ka arritur sukseset më të mëdha në historinë e këtij klubi dhe përpos kësaj, njeh edhe më mirë ambjentin përreth skuadrës.

Lajmi i fundit- Kreshnik Krepi, trajneri i ri i Adës

Tashmë nuk ka më vend për dyshime. Kreshnik Krepi nga mbrëmja e sotme do të jetë trajneri i ri i Adës së Velipojës. Kjo konfirmohet si nga ai ashtu edhe nga presidenti i këtij klubi Alfred Pjetri. Të dy ata kanë patur një takim paraditen e sotme por pa arritur të mbyllin marrëveshjen. Për këtë arsye, janë takuar sërish në orët e mbrëmjes së sotme dhe në fund është arritur akordi. Që do të thotë se Krepi do të drejtojë ekipin velipojak duke nisur nga dita e nesërme kur do jetë i pranishëm në seancën stërvitore.

Nesër konfirmimi, Besnik Duli pranë pankinës së Veleçikut

Duket se ka qenë një rrokadë vërtetë e këndshme. Nëse Kreshnik Krepi sonte është zyrtarizuar si trajneri i ri i Adës, nesër pritet të ndodhë e njëjta gjë me Besnik Dulin tek Veleçiku. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë skuadrës koplikase sipas të cilëvë sot Duli ka qenë në Krujë për të ndjekur ndeshjen e luajtur ndaj Burrelit dhe të fituar nga koplikasit me rezultatin 1-0. Ndërkohë mësohet se paraditen e nesërme Duli do të ketë një takim në zyrën e kryebashkiakut- president Ramadan Likaj për të mbyllur marrëveshjen e zyrtarizimit të tij si trajner i Veleçikut.

Besnik Duli jep dorëheqjen nga pankina e Adës

Pas vetëm katër javësh në pankinën e Adës, trajneri i saj Besnik Duli nuk ka mundur të durojë më. Mungesa e rezultateve pozitive ka bërë që ai ta ndjejë veten të pafuqishëm për vazhdimësinë e mëtejshme dhe për këtë arsye, pas humbjes së sotme në Mamurras, i ka paraqitur dorëheqjen presidentit Alfred Pjetri. Lajmi bëhet i ditur nga të dy palët dhe duket se është i pakthyeshëm. Ecuria e Adës në këto katër javët e para nuk ka qenë aspak e mirë duke pësuar katër humbje dhe skuadra ndodhet në vendin e fundit të tabelës së renditjes me zero pikë.

Ada e Veleçiku mund të luajnë në fushën sportive “Reshit Rusi”

Lajme të mira për Akademinë Vllaznia por mbi të gjitha për ekipet e Adës dhe veleçikut. Këto ekipe mund t’i luajnë ndeshjet e tyre zyrtare për kampionat në fushën sportive “Reshit Rusi” të qytetit tonë. Kjo ngaqë në këtë fushë, ka nisur një tjetër investim nga ana e klubit të futbollit Vllaznia, për të bërë edhe rrethimin e dytë, çka është një kusht i vënë nga ana e Federatës. Punimet kanë dy ditë që kanë nisur dhe po ecin me ritme të shpejta dhe mund t puërfundojnë për 3-4 ditë.

FUTBOLLI I FEMRAVE

Vllaznia nis përgatitjet për “Uefa Women Champions League”

Për Vllazninë e futbollit të femrave nuk ka kohë për të humbur. Prej një jave, kampionia e Shqipërisë në futboll për femra, ka nisur...

HISTORI

error: NDALOHET KOPJIMI DHE PËRDORIMI I PA-AUTORIZUAR