Ada luan mirë por humbet sërish: 1-3 në Fushë- Krujë

Ndeshja e sotme është zhvilluar ne kushte të vështira atmosferike. Shiu I dendur e ka shoqëruar ndeshjen nga fillimi deri në fund. Ndeshja nis me nje rast për skuadrën e Ilirisë , ku Pashako provon te gjeje në befasi portierin mik, por topi përfundon mbi tra. Më pas loja hyn në barazpeshë, por ajo që duhet pranuar është se skuadra mike duket me e favorizuar në një terren të tillë. Në të 10’ miqtë nga Velipoja zbresin për të parën herë në portën e vëndasve, Mujeci ndonëse në afërsi të portës nuk mund të shënoj për shkak se mbrojtësit miq largojnë rrezikun. 

Doçi: Ada edhe në Fushë- Krujë shkon për të marrë pikë

Në ndeshjet e fundit nuk ka luajtur për shkak të një dëmtimi dhe sigurisht që ka ndjerë keqardhje që Ada nuk ka arritur të marrë rezultatet e duhura. Edmond Doçi, një emër i njohur i kësaj skuadre, falë karrierës që ka patur me Vllazninë, kërkon t’i japë moral skuadrës në prag të ndeshjes së rradhës. Aq më tepër, që ajo përkon edhe me uljen në pankinë të trajnerit të ri Ritvan Kulli. Bashkë me këtë, do kthehet edhe vetë Doçi të luajë në këtë ndeshje pasi e ka lënë prapa dëmtimin që ka patur. Duke folur pikërisht në lidhje me takimin e sotëm ndaj Ilirisë që do të luhet në Fushë- Krujë, mbrojtësi i majtë i skuadrës velipojake, do të shprehej:

Ada, trajneri i ri 90 për qind do jetë jo nga Shkodra

Dorëheqja e Samuel Nikajt nga pankina e Adës është miratuar nga drejtuesit e klubit të cilët e kanë të arsyeshme të mos e mbajnë më atë në krye të pankinës së tyre. Lajmi për këtë është konfirmuar nga presidenti i këtij klubi Lazër Matia i cili për gazeten tone do të shprehej: "Me keqardhje sigurisht që vendosëm ta pranojmë dorëheqjen e trajnerit Nikaj i cili duhet pranuar se ka bërë një punë shumë të mirë në krye të kësaj skuadre. Mungesa e rezultateve e ka vënë edhe atë në një pozitë të vështirë por edhe ne si drejtues klubi sepse nuk e kishim menduar një nisje të tillë.

Samuel Nikaj: Dorëheqjen s’e dhashë nga “frika” e rënies së Adës

Ka paraqitur dorëheqjen menjëherë pas ndeshjes së humbur me Dinamon të shtunën dhe dy ditë më vonë, ajo është miratuar nga ana e drejtuesve të Adës. Samuel Nikaj në këtë mënyrë nuk është më trajner i kësaj skuadre. Ai e ka marrë këtë vendim me koshiencë të plotë duke menduar për të mirën e skuadrës dhe në kushte të tillë, në një intervistë ekluzive për gazetën online www.shkodrasport.com, do të shpjegonte gjithçka ka ndodhur gjatë kësaj periudhe tek kjo skuadër dhe arsyet që e çuan të japë dorëheqjen. Ja intervista e plotë e Nikajt:

Shkodrani Orges Lini i jep fitoren Partizanit ndaj Pogradecit

Futbollistët shkodranë vazhdojnë të spikasin edhe në ekipet e kategorisë së parë. Pikërisht ata të Partizanit po e thonë ashtu siç duhet fjalën e tyre. Ka ndodhur kështu edhe sot në ndeshjen që ata kanë zhvilluar për javën e tetë të këtij kampionati teksa kanë pritur në Tiranën ekipin e Pogradecit. Kanë qenë pogradecarët ata që kanë kaluar të parët në avantazh, më pas ka barazuar Gjoka për të kuqëtë dhe kur dukej se ndeshja po shkonte drejt një barazimi, për skuadrën e kuqe ka menduar një shkodran. Pikërisht Orges Lini.

Veleçiku mund 3-2 Vorën dhe kryeson kategorinë e dytë

Skuadra koplikase ka arritur të sigurojë një tjetër fitore, e cila ka rezultuar shumë e rëndësishme sot sepse dy skuadrat e tjera me të cilat ishte me pikë të barabarta, kanë humbur. Për rrjedhojë, Veleçiku pas javës së pestë të kampionatit është i vetëm në krye me 12 pikë. Sot ai ka mundur 3-2 ekipin e Vorës ndonëse sipas informacioneve që vijnë nga Kopliku ka qenë një ndeshje e cila është kontestuar edhe për gjykimin e njëanshëm të kryesorit Rigers Pjetrushi nga ana e drejtuesve dhe futbollistëve koplikas. Pavarësisht kësaj ata kanë fituar.

Veleçiku fiton 1-0 në Rrogozhinë ndaj Egnatias. Kryeson me 9 pikë

Veleçiku i Koplikut ka arritur një fitore shumë të rëndësishme në ndeshjen e sotme të luajtur në transfertë me ekipin e Egnatias. Ndeshja është luajtur pasditen e sotme në fushën sportive të qytetit të Rrogozhinës dhe është dominuar nga koplikasit dhe goli i vetëm i ndeshjes është shënuar nga Demiraj, një lojtar i ri ky i futur në pjesën e dytë në vend të Miculit. Ndeshja ka qenë e bukur ndonëse në një terren të rënduar megjithatë djemtë e trajnerit Besnik Duli kanë luajtur mirë dhe e kanë merituar fitoren.

Veleçiku, dy ndeshje- dy fitore në ndeshjet në shtëpi

Java e tretë e kampionatit kombëtar të kategorisë së dytë, ka dhuruar një tjetër fitore për Veleçikun. Në ndeshjen e luajtur në Koplik ndaj ekipit Luzi 2008, ata kanë fituar me rezultatin 3-2. Koplikasit vinin pas një humbje të thellë javën e kaluar me ekipin e Sukthit në shifrat 4-0 dhe për rrjedhojë djemtë e teknikut Besnik Duli kanë kërkuar medoemos fitoren në këtë ndeshje të rradhës. Që në minutat e para të takimit, vërehet qartë epërsia e vendasve derisa në minutën e 12-të do vinte goli I parë për Veleçikun, shënuar nga Osmani. Megjithatë miqtë nga Luzi reagojnë dhe në minutën e 20-të arrijnë të barazojnë me anë të Çullhajt.

Fatjon Hasani jep dorëheqjen nga pankina e Burrelit

Trajneri shkodran Fatjon Hasani nuk është më trajner i ekipit të Burrelit. Ai ka dhënë dorëheqjen nga ky post menjëherë pas ndeshjes së humbur pasditen e së shtunës ndaj Lushnjës. Sigurisht që shkaku i dorëheqjes nuk është kjo humbje në shifrat 0-1 ndaj kryesueve të kampionatit, aq më tepër që ndeshja luhej në Lushnjë, por ecuria e skuadrës në këto 6 javët e para të kampionatit.

Veleçiku e nis me fitore kampionatin.Mund 3-0 Korabin

Skuadra koplikase e Veleçikut e ka nisur me fitore kampionatin e kategorisë së dytë për edicionin 2012-13. Ajo ka pritur në javën e parë në fushën e vete ekipin e Korabit të Peshkopisë të cilin e ka mundur me rezultatin e pastër 3-0. Golat për koplikasit janë shënuar nga portieri Dorzaj me 11-metërsh në minutën e 10-të të ndeshjes dhe më pas nga Banushi në minutën e 48-të dhe Ymeri në minutën e 88-të. Trajneri Besnik Duli pas kësaj fitoreje të thellë megjithatë është shprehur i pakënaqur me disa gjëra të lojës së skuadrës të tij dhe kryesisht me lojën individuale të shfaqur nga futbollistët koplikas.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI

error: NDALOHET KOPJIMI DHE PËRDORIMI I PA-AUTORIZUAR