Safet Osja, drejtor teknik i Adës së Velipojës

Ndonëse ende nuk e ka zyrtarizuar largimin e tij nga fusha e blertë, ku luan prej më shumë se 15 sezonesh me radhë, duket se Safet Osja, një ndër mesfushorët më të mirë në kampionatin shqiptar në 15 vitet e fundit, këtë fazë të dytë të kampionatit do të ketë një detyrë dyfishe tek ada e Velipojës, pjesë e së cilës është prej dy sezonesh. Mësohet se presidenca e kësaj skuadre i kanë afruar atij postin e drejtorit teknik, jo vetëm për pjesën e mbetur të sezonit, por edhe për në vazhdimësi. Kështu duket se tani, Osja, i “përforcon” akoma më shumë pozitat e tij tek skuadra velipojake, duke hedhur themelet si drejtues i ardhshëm për të qenë i suksesshëm ashtu si lojtarë dikur.

Trajneri Duli: E dominuam Erzenin në të gjitha drejtimet, Veleçiku e meritoi fitoren

Fitorja e sotme e ka entuziasmuar së tepëri atë. Trajneri i Veleçikut Besnik Duli natyrisht ka ndarë emocionet e suksesit me sportistët, drejtuesit por edhe sportdashësit koplikas dhe për më pas ka folur edhe për mediat. "Një ndeshje e shkëlqyer...

Trajneri Lika “harron” miqësoret: Tashmë fokusin tek dy sfidat e rradhës, Erzeni dhe Kamza

Me miqësoren ndaj Burrelit, Vllaznia i ka dhënë fund miqësoreve dhe tashmë është fokusuar tek kampionati. Këtë gjë thotë edhe trajneri Hasan Lika i cili duket shumë i fokusuar tek përgatitja e ekipit për ndeshjen e parë, atë ndaj...

Haxhiosmanoviç: Vllaznia nuk do ta diskutojë rikthimin në Superiore, kjo skuadër shkon larg

Ish-tekniku i Vllaznisë, malazezi Dervish Haxhiosmanoviç, kampion me këtë skuadër në vitin 2001 dhe po ashtu edhe fitues i Kupës dhe Superkupës me këtë ekip, është optimist për kuqeblutë. Ai e ka ndjekur ekipin në takimin e fundit për...

Vllaznia e Laçi “përplasen” në miqësoren e parë për këtë vit

Vllaznia e Laçi do të luajnë nesër në mesditë miqësoren e parë në kuadër të fazës përgatitore dimërore. Të dyja ekipet, deri më tani i kanë kushtuar rëndësi përgatitjes fizike, ndërsa nesër do të zbresin në fushën e lojës....

Vllaznia, ja kundërshtarët e Grupit A në kategorinë e parë

Nje rival me pak per Vllaznine ne kategorine e pare te futbollit shqiptar. Besa e Kavajes do te luaje ne grupin e Jugut dhe ne vend te tij ne grupin e Veriut do te jete Shenkolli. Kështu, siç pritej Vllaznia do...

Vllaznia nis një projekt të ri. Bashkëpunim me një Akademi në Nigeri

Pas hapjes drejt Azisë, drejtuesit e Vllaznisë duket se kanë ndër mend të kenë projekte edhe në Afrikë. Ashtu siç kishte premtuar drejtori Firat pak kohë më parë për nisjen e bashkëpunimit me një Akademi në Nigeri, kjo tashmë...

Burreli ‘boshatis’ Veleçikun. I merr dy prej titullarëve

Veleçiku ka nisur diten e djeshme pergatitjet per sezonin e ri dhe ajo qe ka rene ne sy ka qene mungesa e disa prej titullareve. Behet fjale per futbolliste me peshe tek ky ekip te cilet duket se do...

Besëlidhja mund 3-0 Korabin. Denis Balaj “e bën sefte” me lezhjanët

Besëlidhja ka mposhtur sot 3-0 ekipin e Korabit. Në fakt, të dyja skuadrat e kishin si finale, pasi sfida e sotme përcaktonte vendet 3 dhe 4 në tabelën e renditjes në zonën “Play-Off” në Grupin A. E. Hoxha fillimist ka...

Kastrioti kërkon mbrojtësin shkodran Klodian Semina

Tashmë që është vendosur për Tiranën që ajo do të jetë në Grupin e Jugut, në atë të Veriut kanë nisur të bëjnë planet se kush do jetë pretendentja për t'u ngjitur në Superligë. Dikush mendon për Dinamon apo Besëlidhjen por mund të jetë edhe Kastrioti. Krutanët kanë ndër mend të ndërtojnë një ekip të fortë për sezonin e ri në mënyre që të sigurojnë më pas ngjitjen në mes ekipeve më të mira të vendit.