Pesë shkodranë grumbullohen me Shpresat

Armando Vajushi, Bekim Bala, Antonio Marku, Erjon Vucaj, Alic Baci janë pesë futbollistët shkodranë që janë grumbulluar me kombëtaren Shpresa për ndeshjen eliminatore të kampionatit Europian ndaj Polonisë që do luhet më datë 11 tetor.

Josa: Tirana e para por ne nuk na tremb

Trajneri i Vllaznisë Mirel Josa nuk trembet nga fakti që ndeshjen e rradhës me ekipin e tij do ta luajë pikërisht ndaj njërës prej skuadrave që kryesojnë kampionatin e Superligës- Tiranës. Aq më tepër që këtë skuadër dhe atë ambjent e njeh mjaft mirë ngaqë është rritur aty. Prandaj dhe ka shumë besim se do ia dali me sukses në sfidën e rradhës që do luhet fundjavën e ardhshme.

Suad Lici nesër gjyqi me Vllazninë për 30 milionët

Ish-futbollisti i Vllaznisë Suad Lici do të përballet sërish nesër në FSHF me drejtuesit e klubit të futbollit Vllaznia në lidhje me problemin e 30 milionë lekëve që ai i detyrohet që në vitin 2006 si pasojë e mosshlyerjes së kontratës. Pasi ka kaluar një periudhë dyvjeçare nëpër dyert e gjykate, çështja është rikthyer edhe njëherë për gjykim në Federatë,

Vllaznia akuzon: Janku e Pregja të korruptuar

Pas ndeshjes me Kastriotin, drejtuesit e lartë të Vllaznisë kanë akuzuar ashpër dy prej gjyqtarëve të kësaj ndeshje, kryesorin Albano Janku dhe anësorin Arben Pregja. Sipas administratorit të klubit shkodran Kujtim Shaba, do kërkohet përjashtimi i përjetshëm i tyre. “Do kërkojmë sot me anë të një shkrese zyrtare pranë FSHF-së përjashtimin e këtyre dy gjyqtarëve, Albano Jankut dhe Arben Pregjës.

Vllaznia, “thyen qafën” në maloren e Krujës

Kastrioti- Vllaznia 2-E kishim thënë se Vllaznia do të kërkonte të merrte kalanë e Krujës në ndeshjen e sotme por në fakt ajo çfarë paraqiti në fushën e lojës ka lënë shumë për të dëshiruar. Kuqeblutë kanë humbur sot në drekë 1-2 ndaj Kastriotit në një takim ku nuk kanë shfaqur asgjë nga vlerat e tyre.

Vllaznia, Kruja, “kalaja” që s’duhet humbur

 

Një pikë në Krujë ditën e dielë, ndaj skuadrës vendase, s’do të konsiderohej humbje për Vllazninë. Një fitore do të thoshte shumë, duke mos u mundur në “kalanë” e këtij qyteti, që është tepër e rëndësishme për vazhdimësinë e kampionatit, aq më tepër ndaj një kundërshtari të përforcuar këtë sezon me element cilësor, si Kastrioti. Gjithsesi shkodranët s’duhet të dalin të humbur nga “kalaja” e Krujës këtë javë

Vllaznia, 60 milionë “premio” nga Bashkia

Për një skuadër futbolli kur flitet për shifra, natyrisht që ndër fjalët që përmenden më shumë është edhe ajo “premio”. Një të tillë ka fituar dje Vllaznia nga Bashkia e qytetit të Shkodrës. Madje edhe shuma është e konsiderueshme teksa ky institucion i ka akorduar shoqërisë aksiore Vllaznia shumë shtesë prej 60 milionë lekësh të vjetra në fondin e saj.

Vllaznia mund 2-0 Butrintin dhe kalon ne turin e dyte te Kupes

Vllaznia ka fituar pa asnje problem ne ndeshjen e luajtur sot pasdite ne stadiumin “Loro Boriçi” ndaj Butrintit te Sarandes ne ndeshjen e kthimit te turit te pare te Kupes se Shqiperise. Rezultati perfundimtar i ndeshjes ka qene 2-0 per kuqeblute. Goli i pare eshte shenuar nga Arsen Hajdari qe ne minuten e 5-te te ndeshjes nderkohe qe e gjithe pjesa e pare eshte mbyllur vetem me kete gol te shenuar.

Bashkia premton shumë për Vllazninë, por financat mbeten enigmë

Rreth dy muaj më parë u mor me shumë vrull dhe zell administrimi dhe drejtimi i klubit të futbollit “Vllaznia sh.a.”, nga Bashkia e Shkodrës, pas dorëheqjes së ish-presidentit Valter Fushaj. Pushteti vendor, jo vetëm në to momente, por edhe në vazhdimësi premtoi me të madhe se ekipin shkodran do ta mbante vetë, deri në janar, pas kalimit në shoqëria aksionere (sh.a.), në maja të larta dhe në kushte shumë të mirë financiare.

Nesër ndeshja e kthimit të kupës, Vllaznia- Butrinti

Pasditen e nesërme në stadiumin “Loro Boriçi” do të luhet ndeshja e kthimit e turit të parë të Kupës së Shqipërisë në mes ekipeve të Vllaznisë dhe Butrintit të Sarandës. Ndeshja e parë siç dihet, është luajtur të mërkurën e kaluar në Sarandë dhe është fituar nga Vllaznia 3-2.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI

error: NDALOHET KOPJIMI DHE PËRDORIMI I PA-AUTORIZUAR