Agron Çela i lumtur: Kjo është Vllaznia ime

Presidenti I Vllaznisë Agron Çela mbrëmë ka qenë I ekzaltuar. Fitorja ndaj Skënderbeut e ka bërë atë të ndihet mirë. Ndoshta edhe më mirë se më 23 qershor, ditë kur ai mund të fitojë mandatin e deputetit. Natyrisht, është vetëm futbolli ai që të dhuron të tillë emocione. Të flisje me numrin 1 të klubit shkodran mbrëmë, do duhej kohë. Telefoni I tij dilte vazhdimisht I zënë. Urimet që ka marrë kanë qenë tejet të shumta.  E pranon edhe vetë ai kur në një prononcim për gazetën “Shkodra Sport” do të shprehej: “Jam vërtetë I lumtur. Në tribunën e stadiumit të Korçës në fundin e ndeshjes jam hedhur përpjetë nga gëzimi. Ka qenë një emocion I paparë. Kisha kohë që nuk përjetoja të tilla emocione dhe këtë emocion ma dhuroi Vllaznia ime.

Çela- Bushati e nisin mbarë. Vllaznia fiton 1-0 në Korçë

Vllaznia bën suprizën e madhe. Kur pakkush e kishte menduar, ajo ka arritur të mundë brenda në Korçë Skënderbeun kryesues me rezultatin 1-0. Një gol i shkëlqyer në pjesën e dytë i Hajdarit, i ka dhënë fitoren shkodranëve të cilët e nisin mbarë nën drejtimin e dyshes Çela- Bushati. Skuadra e drejtuar nga ky i fundit ka shkëqyer ndaj Skënderbeut. Dragoi është “truri”i Vllaznisë, duke i hapur shumë probleme mbrojtjes së korçare. Në pjesën e parë loja është e barabartë. Shkodranët janë të rrezikshëm me Seminën dhe Dragoin, ndërsa Skënderbeu është i paqartë në lojën e tij.

Presidenti Agron Çela: Gati një premio surprizë për futbollistët

Agron Çela do të udhëtojë sot në drejtim të Korçës për të ndjekur Vllazninë si president i klubit. Ai rikthehet në këtë post pas 7 vitesh dhe kërkon që në këtë ndeshje skuadra shkodrane të arrijë një rezultat pozitiv. Çela duket mjaft optimist, ndërsa në deklaratën e tij thekson se ekipit nuk do t’i mungojë shpërblimi në rast të një rezultati pozitiv. “Kam takuar lojtarët dhe stafin teknik të skuadrës para nisjes për në Korçë dhe u urova udhë të mbarë dhe një start të suksesshëm në këtë fillim të përbashkët.

Bushati: Trukimet? Unë jam trajner. Të flasin drejtuesit e tjerë

Vllaznia ka udhëtuar dje drejt Korçës me objektiva të qarta për të mos u kthyer pa pikë. Trajneri I saj Artan Bushati që debuton pikërisht në këtë takim, në prononcimin e tij ka bërë të qartë se kuqeblutë nuk shkojnë thjeshtë për të vizituar Korçën por për të treguar karakterin e vërtetë të Vllaznisë. Nga ana tjetër, ish-trajneri I Shpresa që tashmë do drejtojë skuadrën e qytetit të tij të lindjes, ka bërë të qartë se edhe me një barazim do të ishte I kënaqur në këtë ndeshje.

Ja formacioni anti- Skënderbe. Në fushë Bardulla e Gjini

Trajneri Bushati ka ndër mend t'u besojë futbollistëve që kanë treguar një formë të mirë në ndeshjet e fundit miqësore. Për rrjedhojë, Florind Bardulla dhe Jurgen Gjini do të jenë në fushë sot në vend të Ivan Deliç dhe Kastriot Rexhës. Këta dy të fundit do të jenë në stolin e rezervave për ndeshjen e nesërme me Skënderbeun.

Ndalohen tifozët të thërrasin “Shqipëria Etnike”, ndalohen pankartat kuqezi

Opinion nga Redan BUSHATI

O mjeranë, o sharlatanë, o ditëzinj: “Lodheni kot, se Shqipërinë se shkallmoni dot!”
Përdorni sa të doni shantazhin, kërcënimet, dhunën verbale e fizike, por zemrat tona assesi nuk mund t'i trembni, frikësoni, t'i tjetërsoni. Ata ulërasin me sa fuqi kanë: “Rroftë e qoftë Shqipëria Etnike!”

Shqipëria mundet 1-2 nga Gjeorgjia. Luajnë edhe 4 shkodranë

Ka përfunduar me fitoren 2-1 miqësorja e mbrëmjes së sotme në favor të Gjeorgjisë ndaj kombëtares tonë. Një gol i shënuar në fund të pjesës së parë nga miqtë dhe një i dytë në minutën e 82-të, kanë zhvleftësuar golin e Erjon Bogdanit në minutën e 25-të. Duhet thënë se ka qenë një ndeshje përgjithësisht e dobët e skuadrës tonë përfaqësuese e cila nuk tregoi asgjë nga vlerat e saj të vërteta. Në këtë takim, pikërisht në pjesën e dytë të tij, janë aktivizuar edhe katër futbollistët shkodranë. I pari që ka hyrë në fushë ka qenë Armando Vajushi që në minutën e parë të pjesës së dytë të ndeshjes.

Çela- Bushati: Lika s‘erdhi tek te Vllaznia për arsye familjare

Dy drejtuesit e lartë të Vllaznisë, presidenti Agron Çela dhe trajneri Artan Bushati, I janë rikthyer sërish çështjes “Lika”. Duke folur para një grup trajnerësh dhe specialistësh të futbollit shkodran në lidhje me ato çfarë kanë bërë në këtë periudhë të shkurtër që janë në krye të Vllaznisë, ata kanë folur edhe për merkaton. Ka qenë trajneri Bushati që e ka ngritur këtë çështje teksa ka thënë: “Kërkuam lojtarë cilësorë në merkaton e janarit. Sigurisht që edhe ne u nisëm me idenë që të shohim se cilët lojtarë shkodranë mund të sjellim në skuadër ngaqë jemi të vetëdijshëm se më mirë ata sesa disa të huaj që nuk bëjnë diferencën. Për këtë arsye, tentuam të marrim Likën dhe Sykjen. U muduam të bëjmë maksimumin për t’I marrë ato.

Armando Cungu: Bashkia çoi një vit e gjysëm dëm me Vllazninë

Që prej fillimit të sezonit drejton me shumë suksesin ekipin e Kukësit por sigurisht që mendjen e ka edhe tek Vllaznia, skuadra e të cilën ai ka luajtur futboll por edhe ka punuar në disa funksione të tjera si zëvendëstrajner apo drejtues i Akademisë. Armando Cungu ka pranuar të flasë për gazetën onlinë www.shkodrasport.com për ndryshimet e fundit tek klubi shkodran. Ai flet si gjithmonë "pa doreza" dhe këtë gjë ka bërë edhe këtë herë. "Ndryshimet e ndodhura së fundi tek Vllaznia kanë qenë zgjidhja e duhur për të. Bashkia më në fund, ndonëse shumë vonë, e kuptoi se bëri një gabim shumë të madh që e mori Vllazninë. Ka qenë një vit e gjysëm të shkuar krejtësisht dëm, jo vetëm pa fituar gjë, por pa lënë asnjë gjurmë në këtë drejtim, pa harruar dëmet sportive, ekonomike e me rradhë.

Safet Osja bëhet pjesë e stafit teknik të trajnerit Bushatit

Përveç uljes të Artan Bushatit në krye të pankinës shkodrane, ditën e djeshme është bërë zyrtare edhe një ndryshim tjetër në të. Safet Osja, një ish- futbollist i njohur i Vllaznisë, ka marrë postin e zëvendëstrajnerit të skuadrës kuqeblu. Nuk bëhet fjalë për një largim të Vioresin Sinanit nga ky post, por tani e tutje do jenë dy zëvendëstrajnerë tek ky ekip. Lajmin e ka konfimuar për gazetën tonë vetë trajneri i parë Bushati kur ka thënë:

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI

error: NDALOHET KOPJIMI DHE PËRDORIMI I PA-AUTORIZUAR