Administratori Kalamishi dhe Kraja në burg për energjinë

Dy pjestarë të Vllaznisë, Neritan Kalamishi dhe mbrojtësi i saj Ervis Kraja janë shoqëruar dje dhe sot në ambjentet e Komisariatit të Policisë Shkodër. I pari sepse në aksionin e OSSH-së në bashkëpunim me uniformat blu, është konstatuar një...

Raineri: S’më interesojnë paratë tek Vllaznia por projekti im

Shumë dyshime dhe dilema për trajnerin e Vllaznisë, italianin me shtetësi zviceriane Baldo Raineri. Rezultatet e fundit në krye të kësaj skuadre kanë qenë negative dhe siç ndodh rëndom në futbollin shqiptar, aludohet për shkarkim apo dorëheqje të trajnerit....

“Llogaritë” e Vllaznisë në 9 javë. Dalin 5 pikë më pak se vjet

Trajneri i Vllaznisë Baldo Raineri është i kënaqur me ecurinë e deritanishme të skuadrës së tij. Kuptohet jo me atë në këto tre javët e fundit, megjithatë shpeshherë para medias “tund” si atribut të suksesit të tij 11 pikët e marra. Ky është fakt dhe askush s’mund ta mohojë por pyetja që lind rëndom është se sa vlejnë këto pikë të marra në ecurinë e skuadrës? Për këtë arsye, nganjëherë vlejnë më shumë statistikat.

Prefekti Radovani: Vllaznia u keqpërdor. Ja zgjidhja për të ardhmen

Prefekti i Qarkut Shkodër, z. Paulin Radovani, në takimin e zakonshëm që bën fundjavave me gazetarët, dje ka folur gjatë edhe për sportin. Temat kanë qenë të tilla saqë ai mund të fliste, si për stadiumin “Loro Boriçi” ashtu edhe për Vllazninë dhe largimin e kompanisë “Gea Sport”, për të cilën vetë pat patur dyshime dhe jo më kot ka hezituar të firmosë kontratën e nënshkruar mes palëve. Radovani, ka folur edhe në rolin e biznesmenit, jashtë detyrës së tij politike, duke i bërë thirrje Bashkisë t’i japë një zgjidhje të mirë klubit shkodran madje ka shprehur gatishmërinë që edhe të financojë nëse bëhet një grup biznesmenësh sëbashku për ta shpëtuar këtë skuadër.

Kryeministri: Shqipëri- Serbi më 11 tetor 2015 në “Loro Boriçi”

Premtimi i dy javëve më parë gjatë vizitës në Shkodër i kryeministrimit Edi Rama për rikonstruksionin e stadiumit "Loro Boriçi" të Shkodrës, nuk ka mbetur me aq. Ndonëse shumëkush mendoi se ishte politike, numri 1 i Qeverisë e ka përsëritur këtë premtim edhe sot pikërisht gjatë konferencës për shtyp të dhënë në lidhje me reagimin e vendimit të UEFA-s për dhënien e fitores Serbisë.

“Tërbohet” Raineri: Deri dje isha “Mesia”. Sot më kanë bërë “djall”

Trajneri i Vllaznisë Baldo Raineri po kalon momente jo të mira. I shoqëruar nga një tension i madh, ai nuk ngurron ta shprehë këtë edhe për mediat. Ka ndodhur kështu në konferencën e djeshme për shtyp pas humbjes së pësuar me Mamurrasin. Ka mjaftuar pyetja e një gazetari dhe “mister” ka dalë nga vetvetja. Fillimisht ka thënë se pyetja ishte e gabuar por në fakt nuk ishte ajo. Në përgjigjen e pyetjes së dytë, Raineri ka “shpërthyer”.

Tjetër humbje për Vllazninë. Mundet 1-2 nga Mamurrasi

Tjetër humbje për Vllazninë duke bërë kështu që të rregjistrohet e treta rradhazi në ndeshjet zyrtare. Pasditen e sotme, ajo ka arritur një tjetër rezultat negativ teksa është mundur me rezultatin 2 me 1 nga Mamurrasi, në ndeshjen e kthimit të turit të parë të Kupës së Shqipërisë. Por pavarësisht humbjes, kuqeblutë kanë arritur të kualifikohen për në turin tjetër ngaqë kanë fituar në ndeshjen e parë 2-0 në Mamurras.

Bashkia Shkodër nis procedurat për gjyq me “Gea Sport”

Keshilli Bashkiak Shkodër ka miratuar sot një fond prej 90 milionë lekësh për mbarëvajtjen e punëve në klubin e futbollit Vllaznia. Kjo si pasojë e mosrespektimit të kontratës nga kompania zviceriane “Gea Sport”. Bashkë me miratimin e këtij fondi, është miratuar njëkohësisht edhe nisja e procedurave për prishjen e kontratës me zvicerianët.

Raineri: E ardhmja ime? Vendosin drejtuesit e klubit

Në pamje të parë është dukur nervoz për humbjen por në fund sigurisht që i ka bërë thirrje vetes për të kuptuar se Vllaznia këto probleme kishte dhe ky është realiteti i saj. Në konferencën e shtypit të pas ndeshjes, Baldo Raineri ka folur edhe për të ardhmen e tij nëse do të vazhdojë të drejtojë këtë skuadër apo jo.

Zëvendëspresidenti Isufi: Do ketë masa drastike tek skuadra

Drejtuesit e lartë të klubit Vllaznia paralajmërojnë masa të rënda ndëshkimore për futbollistët, por pse jo paralajmëruese edhe për stafin teknik për situatën e krijuar në skuadër ditët e fundit dhe sidomos me humbjen e djeshme ndaj Partizanit. Ai që ka folur shkurt për gazetën ka qenë zëvendëspresidenti Isuf Isufi që ka thënë:

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI

error: NDALOHET KOPJIMI DHE PËRDORIMI I PA-AUTORIZUAR