Arsen Hajdari: Vllaznia dinjitoze deri në fund të sezonit

Skuadra shkodrane nuk ka më asnjë objektiv për pesë javët e mbetura të sezonit dhe në pamje të parë të duket sikur është “dorëzuar”. Por nuk mendon kështu, një nga lojtarët kryesor dhe kyç të këtij ekipi, Arsen Hajdari. Për të, çdo ndeshje e mbetur ka rëndësinë e vet, ku Vllaznia kërkon të jetë dinjitoze për të treguar vlerat e saj, edhe në këto kushte, kur kuqeblutë nuk kanë se çfarë të synojnë më, me përjashtim të renditjes në mesin “e artë” të tabelës së klasifikimit në kampionat. Lojtari më në formë i skuadrës shkodrane është i bindur se duke që ndaj Apolonisë, Vllaznia, jo vetëm do të kthehet tek fitorja, por edhe do të vazhdojë të ruajë këtë ritëm të paraqitjeve dinjitoze.

Vllaznia, Grima e Premçi duan fitoren e parë si trajnerë kuqeblu

Për dy prej pjestarëve të stafit drejtues të Vllaznisë, trajnerin e parë Armir Grima dhe ndihmësin e tij Astrit Premçi, ndeshja e nesërme ndaj Apolonisë do shënojë edhe fitoren e tyre të parë në pankinën e Vllaznisë pas marrjes së kësaj detyre. Kjo pasi, pjestarët e tjerë, Vioresin Sinani dhe Elis Legata, kanë qenë në staf edhe me ish-trajnerin Rudi Vata dhe I kanë provuar shijet e fitores. Pikërisht për këtë arsye, Grima dhe Premçi janë duke e përjetuar jo pa emocione këtë periudhë të punës së tyre në krye të kuqebluve.

FSHF-ja “presion” Shkodrës: Ekipin e futsallës ose s’ka lojtarë në kombëtare!

Shkodra e futbollit është vënë para një presioni nga pjestarë të Federatës Shqiptare të Futbollit sa i takon ndërtimit të një ekipi të futsallës ose minifutbollit siç quhet ndryshe. Kjo ngaqë, pikërisht nga ky qytet është baza kryesore e ekipit kombëtar të minifutbollit. Trajneri Alban Hasani që drejton ekipin kombëtar të minifutbollit, duke ua njohur mirë vlerat këtyre lojtarëve, i ka grumbulluar herëpashere në ekipin kombëtar, duke qenë pjesë e rëndësishme e saj. Por sigurisht që kjo situatë nuk mund të vazhdojë më. Edhe drejtues të tjerë të Federatës që mbulojnë këtë sektor në këtë institucion, nuk mund t'ia lejojnë më trajnerit këtë gjë përderisa në Shkodër nuk ka asnjë ekip minifutbolli. Për t'i shpëtuar këta futbollistë nga kjo situatë, trajneri i kombëtares Hasani po insiston edhe në Bashkinë e qytetit për ta ndërtuar një ekip të tillë sa më shpejt. Ai ka patur takim me nënkryetarin Ritvan Troshani përpara disa kohësh dhe ka marrë premtimin se shpejt do krijohet ekipi i minifutbollit nën siglën e Vllaznisë. Por Hasani ka frikë se kjo situatë nuk do marrë zgjidhje.

Vllaznia, i sigurtë largimi i 6 futbollistëve të huaj

Vllaznia e re nis nga largimi i të huajve. Lojtarët e ardhur gjatë merktos së janarit, por edhe dy prej tyre që kanë qenë pjesë e skuadrës që nga fillimi i sezonit, duket se nuk kanë asnjë shans për të rinovuar kontratën. Projekti i klubit shkodran është për ndërtimin e një Vllaznie kompetitive në sezonin e ardhshëm. Deri më tani, nga kontingjenti aktual kanë rinovuar kontratën edhe për një sezon tjetër lojtarë si Smajli, Gocaj dhe Hajdari. Ndërkohë, nga të huaj është vetëm portieri Mirosllav Vujadinoviç. Nga sa mësohet, drejtuesit e klubit nuk mendojnë për të rinovuar kontratat me lojtarë si Vuk e Moreno, por pa përjashtuar këtu as Bërnoviç e Jablan, të cilët edhe pse po preferohen për të qenë pjesë e formacionit nga tekniku Grima, kanë shanse minimale për të qëndruar. Kontratat e tyre përfundojnë në mesin e muajit maj, teksa është lënë si klauzolë vazhdimi i tyre me Vllazninë, nëse skuadra merr pjesë në Kupat e Evropës. Tashmë klubi është jashtë objektivave dhe menjëherë pas përfundimit të kampionatit të huajt do të largohen.

Trajneri Grima: Apolonia t’i harrojë pikët në Shkodër

Pas disfatës në Ballsh, trajneri I Vllaznisë Armir Grima është duke u përgatitur për të shijuar fitoren e tij të parë në këtë post. Pikërisht në ndeshjen e kësaj jave ndaj Apolonisë që do luhet në “Loro Boriçi”. Tek futbollistët duket një dëshirë e madhe për të reaguar edhe pas kritikave të forta që ata morën nga trajneri I tyre në analizën që kanë zhvilluar ditën e martë. Duke folur për takimin e rradhës ndaj fierakëve, Grima do të shprehej shumë entuziast pas stërvitjes së djeshme teksa ka thënë: “Kanë mbetur edhe 5 ndeshje dhe secila prej tyre është e rëndësishme për ne. Kuptohet që nuk jemi në pozita shumë komode dhe prandaj do kërkojmë patjetër fitoren në takimin e rradhës me Apoloninë. E kemi të qartë se edhe fierakëve u duhen pikët por ata t’I kishin marrë në ndeshjet e tjera apo t’I kërkojnë pas takimit me ne. Në Shkodër, ata t’I harrojnë pikët. Do jetë një fitore e pastër e Vllaznisë dhe këtë besoj se nuk e vë askush në dyshim.

Vllaznia- Apolonia të shtunën në orën 16.00 në “Loro Boriçi”

Ndeshja e javës së 22-të të Superligës shqiptare në mes ekipeve të Vllaznisë dhe Apolonisë, do të luhet ditën e shtunë në orën 16.00. Kjo ndeshje do luhet në stadiumin "Loro Boriçi" të Shkodrës dhe do jetë shumë e rëndësishme për skuadrën shkodrane sepse në rast mosarritje të një fitoreje, do t'i komplikonte shumë pozitat e veta në renditje. Pikërisht për këtë arsye, stafi drejtues i kuqebluve me në krye trajnerin Grima po punon me shumë seriozitet për ta përgatitur ashtu siç duhet skuadrën për këtë ndeshje. Do rikthehet nga dëmtim mesfushori- sulmues Hajdari që kësisoj do jetë në formacion këtë ndeshje por ka ende dyshime për Gocajn dhe Sykajn që kanë disa shqetësime.

Vllaznia, 70% mundësia e afrimit të Vajushit për sezonin tjetër

Armando Vajushi mund të jetë më afër së kurrë konfirmimit së marrëveshjes me drejtuesit e Vllaznisë për të filluar tratativat për një huazim të tij për sezonin e ardhshëm futbollistik. Sulmuesi shkodran prej shumë kohësh ka filluar kontaktet me drejtuesit e kuqebluve pasi dhe vetë ai ka shprehur dëshirën për të luajtur sërish në Shkodër. Ndonëse Vajushi aktivizohet me skuadrën e Liteksit në Bullgari ai ka nisur bisedimet paraprake me drejtuesit e skuadrs shkodrane për të plotësuar të gjitha kërkesat në mënyrë që ai të fillojë bisedimet me drejtuesit e ekipit bullgar. Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë Vajushi në një prononcim për gazeten.

Artan Bushati: Financa për një Vllazni pretendente dhe jam gati

Lakimi I emrit të tij në media si një kandidaturë e mundshme për postin e trajnerit të Vllaznisë, duket se po e josh edhe vetë atë. Artan Bushati, ish-trajneri I Vllaznisë, Elbasanit por edhe I ekipit kombëtar Shpresa për disa vite, kërkon t’I rikthehet mesa duket sërish pasionit të tij të madh të trajnimit. Aktualisht ai është pedagog në Fakultetin e Edukimit Fizik në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës megjithatë, ideja e rikthimit në pankinë e josh shumë.  I pari që nxorri emrin e tij në skenë ka qenë Edi Martini, ai që për gazetën tonë do të jepte mendimin e tij se trajneri I ardhshëm I Vllaznisë duhej të ishte një shkodran dhe në këtë kontekst, dy emrat më të mundshëm sipas tij sihin Hysen Zmijani dhe Artan Bushati.

Naxhi Shensoj tërhiqet: S’kam kontaktuar me Vllazninë

Ditët e fundit u fol shumë për një vetë-afrim të trajnerit turk të Bylisit Nexhat Shensoj tek skuadra e Vllaznisë, por më pas, të paktën dhe në mënyrë formale, gjithçka është hedhur poshtë nga menaxheri i tij, Erkand Sulejmani. Ky i fundit ka qenë pjesë e skuadrës shkodrane si futbollist pesë sezone më parë dhe pas tërheqjes nga futbolli i luajtur, ka nisur rrugën e menaxhimit, duke u marrë kryesisht me futbollistë dhe me trajnerë. Sulejmani rezulton të jetë menaxheri i trajnerit të ekipit ballshiot, Nexhat Shensoj, i cili ka reaguar menjëherë pas qarkullimit të lajmit se tekniku me origjinë kosovare është vetë-afruar tek Vllaznia për të marrë drejtimin e saj, pas shkarkimit nga detyra të trajnerit Rudi Vata. “Nuk është aspak e vërtetë se Shensoj është vetë-afruar tek Vllaznia, madje është shumë i indinjuar për qarkullimin e një lajmi të tillë, i cili nuk është fare në dijeni.

Valter Fushaj: Po tallen me investimet tona tek Vllaznia

Pas gati 4 muajsh mospërfillje, ish-presidenti I Vllaznisë Valter Fushaj duket se nuk mund të durojë më këtë situatë që është krijuar. Një kërkesë që ai dhe pesë donator të tjerë të këtij klubi në vite, kanë paraqitur në sekretarinë e Këshillit Bashkiak për njohjen e kontributeve të tyre financiare, ende nuk ka kaluar për diskutim në Këshill. Përpos kësaj, nënkryetari I Bashkisë Ritvan Troshani në mbledhjen e fundit të këtij këshilli, pat dalë publikisht të deklarojë para mediave se kërkesa e këtyre donatorëve është e pabazuar në ligj dhe nuk do merret parasysh. Në lidhje me këto, ka reaguar edhe Valter Fushaj që për gazetën online www.shkodrasport.com do të shprehej: “Unë nuk e di ku e merr guximin z.Troshani të thotë se nuk është e ligjshme. Pastaj kërkesa jonë është bërë për në Këshillin Bashkiak por nuk e di se kush e fsheh një gjë të tillë sepse ka katër muaj që e kemi dorëzuar atë dhe kërkesa nuk kalon në Këshill.

error: NDALOHET KOPJIMI DHE PËRDORIMI I PA-AUTORIZUAR