Klubi Vllaznia, ja kush janë 10 sportistët më të mirë të vitit

Pasditen e sotme në ambjentet e Grand Hotel "Europa" do të zhvillohet ceremonia e shpalljes së "10 sportistëve më të mirë të vitit 2011" për klubin shumësportësh Vllaznia. Ky është një ritual i përvitshëm i drejtuesve të këtij klubi, që në dallim nga klubi i futbollit që i harron sportistët e tij, ai i vlerëson me këtë anketë por edhe me çmimet që jep.

Vllaznia pret përgjigjen e kryebashkiakut Luka për Dimon

Kanë avancuar bisedimet mes Vllaznisë dhe kapitenit të Bylisit Amarildo Dimo. Gjërat kanë shkuar deri në atë pikë, saqë gjithçka tanimë, është në dorë të kryebashkiakut Lorenc Luka, njëkohësisht edhe president i ekipit të futbollit shkodran. Kjo konfirmohet nga burime të sigurta, që tani nuk flitet më, për interesim të ndërsjelltë, por për kontakte dhe biseda konkrete mes palëve.

Skënderbeu- Sukajt: S’të marrim me “borxhe”. Zgjidhi punët me Vllazninë!

Kur dukej e kryer puna e kalimit të Xhevahir Sukajt tek Skënderbeu, gjërat kanë marrë rrjedhë krejt tjetër. Arsyeja është vlera financiare që lojtari duhet të derdhë në klubin shkodran për të qenë i lirë. Dhe kjo vlerë nuk është e vogël por bëhet fjalë për plot 50 mijë euro. Në kushte të tilla, një ekip shqiptar nuk e ka ndër mend të shpenzojë një shumë kaq të madhe për blerjen e kartonit të një lojtari kur ka parasysh se edhe kërkesat financiare të tij janë të larta.

Ish-donatorët e Vllaznisë: Na i njihni kontributet tona!

  Gjashtë  ish-donatorë të Vllaznisë përmes një kërkese të posaçme, i kanë kërkuar Këshillit Bashkiak Shkodër njohjen e të gjitha vlerave financiare si shpenzime gjatë viteve që kanë kontribuar për këtë klub. Kërkesa është firmosur nga Valter Fushaj, Agron...

Trajneri Vata festat në Skoci. Vllaznia vazhdon stërvitjet

Ditën e sotme trajneri i Vllaznisë Rudi Vata ka udhëtuar drejt Skocisë për të festuar festat e fundvitit me familjen e tij. Largimi nga Shkodra ka qenë pa shumë humor nisur edhe nga ecuria jo e mirë e skuadrës, shoqëruar edhe me humbje në ndeshjen e fundit me Shkumbinin. Por nëse trajneri Vata ka udhëtuar drejt Skocisë ku do qëndrojë deri më 4 janar, ekipi kuqeblu ka vijuar me stërvitjet. Lojtarët kanë qenë edhe paraditen e djeshme në fushën "Reshit Rusi", do jenë edhe të hënën dhe pastaj çdo dy ditë deri më 30 dhjetor kur do jetë seanca e fundit stërvitore.

Ja pse nuk duhej të humbnim në Peqin!

  Opinion nga RAMADAN BIGZA E kam perjetuar keq humbjen e skuadres sime te zemres ne Peqin. Jo pse nje skuader nuk duhet te humbe, aq me shume kur luan ne nje fushe te veshtire siç eshte ajo e...

Sondazhi: Vllaznia fiton në Peqin. A do rezultojë kështu?

Prej tre ditësh, në faqet e gazetës sonë online, kemi hapur sondazhin për parashikimin e fatit të ndeshjes që do luhet pak minuta më vonë në Peqin mes Shkumbinit vendas dhe Vllaznisë. Në bazë të votimeve, rezulton se 51.4 % e njërëzve mendojnë që këtë ndeshje do ta fitojë Vllaznia, 32.4 % mendojnë se do ta fitojë Shkumbini ndërsa 16.2 % mendojnë se ndeshja do ndahet në barazim.

Sukaj: Pa mua, Vllaznia katër ndeshje, tre pikë. Dështim!

Ridel në skenë futbollisti shkodran Xhevahir Sukaj. Në statusin e tij në facebook pasditen e sotme shkruhet: "Vllaznia pa Sukajn, 4 ndeshje- 3 pikë. Dështim i stafit drejtues". Kaq, si për të thënë se ai është sërish aty. Duke ndjekur Vllazninë dhe duke pritur kthesën e saj pas largimit të tij nga skuadra, por kjo kthesë nuk po vjen. Në komentet që kanë vijuar në faqen e Sukajt, dikush e pyet atë: "Të bvëhet qejfi?". Ai thotë "jo" dhe si për t'i treguar të gjithëve se e do Vllazninë më shumë se shumëkush tjetër, shton: "Kam pasë me marr nga 70 mijë euro në ekipe të tjera shqiptare dhe kam pranuar të qëndroj në Shkodër me gjysmën e kësaj shume sepse e dua Vllazninë.

Armando Vajushi: Më kërkon Liteksi në Bullgari

Sulmuesi i Vllaznisë Armando Vajushi është shprehur mjaft i entuziasmuar pas marrjes së çmimit "Topi i Artë 2011" mbrëmjen e së enjtes nga duart e presidentit të FSHF-së Armando Duka. Duke folur për gazetarët, ai është shprehur: "Ky është një vlerësim i madh për mua dhe natyrisht i falenderoj të gjithë ata që më kanë votuar. Sigurisht që ky është vlerësim por njëkohësisht më shtyn për të kërkuar më shumë nga vetja në të ardhmen. Dëshira është të vazhdoj të luaj jashtë dhe për momentin po shoh në detaje ofertën që më ka ardhur nga Bullgaria prej skuadrës së Liteksit.

Armando Vajushi, fiton “Topin e Artë 2011”

Futbollisti i Vllaznisë Armando Vajushi ka fituar çmimin "Topi i Artë 2011" që jepet nga Federata Shqiptare e Futbollit çdo fundviti. Ceremonia është zhvilluar pak minuta më parë dhe në konkurrencë për këtë çmim, kanë qenë Armando Vajushi i...
error: NDALOHET KOPJIMI DHE PËRDORIMI I PA-AUTORIZUAR