Grupi prej pesë biznesmenëve- Çela mund të mbesë i vetëm

Me shumë të ngjarë grupi prej pesë biznesmenësh që kanë bërë kërkesë për të marrë në përdorim Vllazninë, nuk do të jetë më bashkë.Dy prej pjestarëve të këtij grupi, Xhevdet Amuli dhe Paulin Radovani e kanë bërë të qartë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak se nuk do hedhin asnjë lekë nëse nuk u njihet si aksion. Por përgjigja që kanë marrë ka qenë negative nga ana e drejtuesve të Bashkisë. Në kushte të tilla, ata me shumë siguri nuk do jenë më pjesë e këtij grupi.

Luka e pranon: Bashkia dështoi në menaxhimin e Vllaznisë

Më në fund e ka pranuar edhe publikisht. Kryetari I Bashkisë Shkodër Lorenc Luka, një vit e gjysëm pasi vendosi ta kthejë klubin Vllaznia në shoqëri aksionere, e ka pranuar se institucioni që ai drejton, dështoi në menaxhimin e këtij klubi. E ka thënë këtë gjë në mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak kur para gjithë këshilltarëve është shprehur: “Pas kësaj periudhe prej një viti e gjysëm që drejtuam Vllaznia, u bindëm se nuk mund ta menaxhojmë atë ashtu siç duhet. Nganjëherë nuk mjaftojnë as paratë për të qenë I suksesshëm. Kjo nuk ndodhi vetëm me ne.

Agron Çela: E prisja këtë vendim. Sërish jam optimist

Në mbledhjen e djeshme nuk ka qenë present për asnjë moment në mbledhjen e Këshillit Bashkiak por sigurisht që është informuar nga të pranishëm aty se çfarë ka ndodhur. Shtyrja e vendimit dhe tërheqja e dyshes Amuli- Radovani, duket se nuk ia kanë prishur humorin Agron Çelës. Përkundrazi, ai në prononcimin e tij për “Sporti Shqiptar” është shprehur po aq entuziast edhe për mbledhjen e ardhshme të 9 janarit.

9 janari, shumë dyshime për trajnerin Duro dhe futbollistët

Pjestarë aktualë të Vllaznisë janë parë shumë skeptikë pasditen e djeshme kur kanë mësuar se nuk është marrë asnjë vendim për drejtimin e klubit. Shtyrja e vendimit për më datë 9 janar, është cilësuar nga shumëkush si  një vendim I pamenduar mirë. Kjo ngaqë koha në dispozicion për të bërë ndryshimet në skuadër do jetë shumë e shkurtër. Ka shumë paqartësi për trajnerin Shpëtim Duro në rradhë të parë.

Vllaznia “shtyhet” për më 9 janar. Amuli e Radovani tërhiqen

Mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak Shkodër nuk ka dhënë përfundimin që pritej. Agron Çela dhe biznesmenët e tjerë ende nuk e kanë marrë në përdorim Vllazninë. Procedura është shtyrë për më 9 janar por ka shumë paqartësi për mënyrën si do funksionojë kjo gjë. Mbledhja ka nisur në orën 10.00 të paradites dhe deri në 12.00 është diskutuar mbi miratimin e buxhetit të vitit 2013.  Miratimi I buxhetit ka marrë kohë me diskutime por edhe kundërshtime nga ana e opozitës por në fakt po aq kohë ka marrë edhe diskutimi për Vllazninë.

Vllaznia, sot përcaktohet fati i presidencës së re

Presidenca e re e Vllaznia ka kaluar edhe një “pengesë” tjetër, atë të Komisionit të Sportit pranë Këshillit Bashkiak Shkodër. Sot do t’I duhet të kalojë edhe pengesën e fundit, atë të Këshillit Bashkiak për të dhënë ose jo aprovimin e tij për këtë transformim të klubit. Megjithatë çdo gjë duket punë e kryer. Nuk pritet ndonjë suprizë e pakëndshme. Grupi prej 5 biznesmenëve shkodranë do të marrë sot presidencën e re të Vllaznisë dhe Agron Çela mendohet të zyrtarizohet si president I saj.

Agron Çela: Unë president? Vendos Këshilli Bashkiak nesër

Gjërat tashmë janë thuajse të qarta: Agron Çela pretendon të bëhet president I Vllaznisë. Ai e ka bërë publike këtë kërkesë mbrëmjen e djeshme në një ceremoni të sportistëve më të mirë organizuar pikërisht në Grand Hotel Europa që është dhe pronë e tij. “Mendoj se të gjitha gjërat thuajse janë shoshitur.

Arbitrat e Malit të Zi, fitues të Kupës “Rigers Pjetrushi”

Aktivitet shumë I bukur ka qenë ai I sotmi zhvilluar në Shkodër me rastin e festave të fundvitit por edhe të nderuar arbitrin lezhjan të ndarë nga jeta pak kohë më parë Rigers Pjetrushin. Kolegjiumi I arbitrave të Shkodrës kishte ftuar ata të Malit të Zi për këtë aktivitet teksa është zhvilluar edhe një ndeshje futbolli në stadiumin “Loro Boriçi”. Aktiviteti ka nisur në orën 09.00 të paradites me pritjen e delegaticionit malazez në Grand Hotel Europa, për të vazhduar më pas me aktivitetet e tjera.

Gilman Lika: Pres ofertën konkrete të kuqebluve

Mesfushori shkodran që luan për Tiranën, ka mbërritur në qytetin e tij për të kaluar festat e fundvitit. Rrjedhimisht, nuk kanë munguar as ngacmimet në adresë të tij nëse do ishte dakord që të vazhdonte karrierën tek Vllaznia për pjesën e mbetur të sezonit. Tifozë të shumtë kanë qenë të interesuar për këtë gjë por edhe gazetarë e njerëz të tjerë. Gilman Lika megjithatë nuk thotë as “po” dhe as “jo”.

Vllaznisë i duhen projekte serioze për të ardhmen

Opinion nga Eugen Zeka


Vllaznia i ka të gjitha mundësitë për të ndërtuar një cikël fitimtar, përmes të cilit jo vetëm siguron rikthimin në elitën e futbollit, por edhe përvetëson e gëzon stabilitet në lojë dhe në rezultate për disa vite me rradhë. Gjithashtu, edhe akademia e klubit, prane se ciles eshte punuar shume mire gjate viteve te fundit, i ploteson te gjitha kushtet per t'u bere e njohur dhe me emer si fidanishte futbolli, per talentet e rinj, jo vetem ne Shqiperi, por edhe per te gjithe zonen e Ballkanit.

error: NDALOHET KOPJIMI DHE PËRDORIMI I PA-AUTORIZUAR