Vllaznia e femrave merr edhe portieren e kombëtares së Maqedonisë

Vjet mori portieren e kombëtares së Greqisë ndërsa sivjet, kampionia e Shqipërisë në futbollin e femrave- Vllaznia, ka zgjedhur të marrë portieren e kombëtares së Maqedonisë si përforcim për ndeshjet e Ligës së Kampioneve. Presidenti i këtij ekipi Lazer Matija ka bërë kësisoj realitet edhe përforcimin e pestë në prag të këtyre përballjeve shumë të rëndësishme. Ajo është Frosko Kostova. Dje ajo ka mbërritur në Shkodër dhe është bashkuar me ekipin në stërvitje duke u konsideruar kësisoj një përforcim shumë i rëndësishëm për Vllazninë ngaqë ajo kishte nevojë për një portiere cilësore. Me marrjen edhe të kësaj portiereje, skuadra tashmë është kompletuar në të gjitha repartet dhe duket më e vendosur se kurrë për arritjen e objektivit historik, kalimit të turit të parë të Ligës së Kampioneve.

Vllaznia për femra tjetër fitore. Titulli tashmë vetëm formalitet

Vllaznia në futboll për femra është shumë pranë shpalljes zyrtarisht kampione e Shqipërisë për sezonin 2014- 2015. Ajo pret vetëm sigurimin nga ana matematike të këtij titulli. Mesditën e së shtunës vajzat kuqeblu kanë fituar ndeshjen e rradhës ndaj ekipit të Kinostudios me rezultatin 4-1. Autore të golave për ekipin shkodran kanë qenë Megi Doçi që ka shënuar tre gola si dhe Esmeralda Franja.Trajneri i këtij ekipi Selami Pepaj në një intervistë për televizionin Rozafa ka thënë se fitorja duhej të ishte edhe më e thellë megjithatë e rëndësishme është që titulli kampion tashmë është një formalitet.

Vllaznia për femra mund 12-1 Kinostudion. Rradha e Kukësit

Vllaznia në futboll për femra e ka fituar ndeshjen e parë të turit final të Kupës së Shqipërisë me rezultatin e thellë 12-1 ndaj ekipit të Kinostudios. Ndeshja është luajtur pasditen e së martës në Kamzës dhe është dominuar në të gjitha drejtimet nga vajzat shkodrane. Autore të golave kanë qenë Xhenetë Kastrati 3 gola, Govori 2, Doç 2, Jashari 2, Fitore Kastrati 2 dhe Berisha e Baro nga një gol.

Vllaznia për femra, gati për finalet e Kupës së Shqipërisë

Vllaznia në futboll për femra është duke u përgatitur për ndeshjet finale të Kupës së Shqipërisë. Sivjet, siç është bërë e ditur, në turin final të kësaj veprimtarie janë tre skuadra pjesmarrëse teksa përveç asaj shkodrane janë edhe ato të Kukësit dhe Kinostudios. Këto dy të fundit,pasditen e së shtunës kanë zhvilluar ndeshjen e parë ku kanë fituar vajzat kukësiane me rezultatin 3-1.

Juban Danja fitore të thellë, AAS humbet sërish

Një fitore shumë të thellë ka arritur Juban Danja në ndeshjen e djeshme ndaj Shkëndisë së Durrësit, fitore kjo që do t’i shërbejë asaj si parapërgatitje për sfidën e javës së ardhshme me Kukësin. Përballë durrsakeve, vajzat e drejtuara në fushë dhe në pankinë nga Emanuela Jaku, kanë sigluar në fund të takimi fitoren e thellë 8-0. Skuadra shkodrane ka shënuar nga 4 gola në secilën pjesë duke mundur kësisoj me këtë rezultat kundërshtarin.

Vllaznia e The Door, fitore të thella në transfertë

Dy ekipet e tjera te futbollit të femrave të Shkodrës, pikërisht Vllaznia e The Door, ndonëse kanë luajtur edhe ata dje në transfertë, kanë arritur të fitojnë ndaj kundërshtareve të tyre madje me rezultate të thella. Kështu, Vllaznia ka luajtur në Kamëz ndaj ekipit të Kinostudios që mbante vendin e tretë në renditje dhe në njëfarë mënyre ishte rival me vajzat kampione. Por në fushë, ka qenë tjetër gjë.

Juban Danja, goleadë në Fier. Trajnerja- lojtare shënon 4 gola

Juban Danja ka arritur një fitore shumë të thellë ditën e djeshmë në ndeshjen e luajtur në Fier ndaj Apolonisë me rezultatin 10-0. Duket se vajzat jubanase kanë reaguar pas humbjes me The Door dhe barazimi me Tirana AS ne ndeshjet e fundit dhe këtë herë kanë treguar vlerat e tyre të vërteta. Vetëm pjesa e parë ka patur disi rivalitet në përballjen e djeshme me fieraket që gjithsesi është fituar nga miket me rezultatin 3-0 ndërsa në të dytën ato kanë shpërthyer duke shënuar edhe 7 gola të tjera.

Lazër Matija zgjidhet në kryesinë e futbollit të femrave

Presidenti i ekipit të futbollit të femrave të Adës së Velipojës- Lazër Matija, është zgjedhur sot të jetë përfaqësuesi i ekipeve pjesmarrëse në kryesinë e shoqatës së futbollit të femrave. Bashkë me të do të jetë edhe presidenti i ekipit Tirana AS Genc Ymeraj. Këta të dy do jenë njerëzit e zgjedhur për këtë gjë. Përzgjedhja e tyre ka ardhur pas një votimi që kanë bërë sot ne ambjentet e FSHF-se përfaqësuesit e tetë klubeve që ekzistojnë aktualisht në futbollin e femrave në vendin tonë.

Lazër Matija: Suksesi i Adës me femrat nuk është rastësi

Rruga drejt titullit të tretë kampion në futbollin e femrave sigurisht që nuk ka qenë e lehtë për Adën por kur objektivi arrihet, atëherë brenda ka edhe kënaqësi. Me barazimin e së shtunës ndaj rivales kryesore "Juban Danjës", skuadra velipojake vazhdon të ruajë epërsinë prej dy pikësh ndaj saj dhe është shumë pranë titullit kampion. I pyetur në lidhje me këtë gjë, presidenti i këtij ekipi Lazër Matija per gazeten online www.shkodrasport.com ka thënë: "Mendoj se ende nuk mund të themi se jemi shpallur kampionë përderisa janë edhe tre ndeshje për t'u luajtur. Me barazimin që morëm ndaj rivalit tonë kryesor, sigurisht që jemi më të favorizuar për të dalë të parët sepse kemi ruajtur epërsinë prej dy pikësh me të.

“Juban Danja”- Ada, të hënën e ardhshme në “Loro Boriçi”

Supersfida e kampionatit kombëtar të futbollit të femrave, ajo mes ekipeve të "Juban Danjës" dhe Adës, do të zhvillohet në stadiumin "Loro Boriçi" të hënën e ardhshme. Lajmi konfirmohet nga presidenti i ekipit të "Juban Danjës", Ferdinand Jaku. "Meqë është një ndeshje e rëndësishme, por për më tepër që luajnë përballë njëra-tjetrës dy skuadrat më të mira të kampionatit, menduam se për t'i dhënë bukuri edhe më tepër kësaj ndeshje, ta zhvillojmë atë në stadiumin "Loro Boriçi".

error: NDALOHET KOPJIMI DHE PËRDORIMI I PA-AUTORIZUAR