Erkand Qerimaj renditet i treti në Europianin e Kroacisë

0

Peshëngritësi i talentuar shkodran Erkand Qerimaj sërish lë gjurmë në Europë. Në Kampionatin e rradhës që po zhvillohet në Split të Kroacisë, ai ka arritur të marrë dy medalje, një të argjendtë dhe një të bronztë duke qenë kësisoj sportisti më i mirë i kombëtares tonë në këtë eveniment shumë të rëndësishëm. Gara ka qenë shumë e bukur. Qerimaj e nis mirë në stilin e shkëputjes duke ngritur 155 kg që në provën e parë por dështon në dy të tjerat e kjo i kushtëzon renditjennë vendin e gjashtë në këtë stil.

Qerimaj: Objektivi im në Kroaci, është titulli Kampion Europe

0

Javën e ardhshme në Kroaci do të zhvillohet kampionati europian i peshëngritjes dhe i vetmi shqiptar që ka arritur të shpallet kampion i këtij kontinenti – Erkand Qerimaj, do të synojë të shpallet sërish më i miri i Europës.  Shtangisti shkodran ka kohë që stërvitet për këtë eveniment bashkë me trajnerin e tij Zef Kovaçi dhe forma sportive që gëzon, e bë atë të besojë se do të dalë të shpallet sërish Kampion. Një besim që ai e mbështet tek forma që gëzon dhe tek puna e bërë. Këtë gjë ai e ka bërë të ditur edhe në një prononcim për "SHKODRA SPORT" kur deklaron:

Qerimaj para Europianit “bën nxemjen” në Kupë. Zë vendin e parë

0
Peshëngritësi shkodran Erkand Qerimaj e ka nisur mbarë vitin 2017. Në garat e Kupës së Republikës të zhvilluara ditën e djeshme në Tiranë, ai ka treguar një formë të mirë sportive duke merituar vendin e parë në peshën e...

Qerimaj apel kryeministrit: Dua mbështetje pas medaljes!

0

Peshëngritësi shkodran Erkand Qerimaj, pas “paqes” së vendosur së fundi me drejtuesit e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, ka nisur përgatitjet për Europianin që zhvillohet në prill, në Kroaci. Prej kohësh shtangisti shkodran poston foto apo video nga stërvitja që po kryen në vendlindjen e tij, duke u përgatitur intensivisht për këtë turne, ku ai shpreson të marrë medalje.

Tuzi: Mosmarrrja pjesë në kampionat, jo për faj të sportistëve

0

Deklaratat e ashpëra të drejtorit Kroqi për mosmarrjen pjesë të shumë peshëngritësve të Vllaznisë në kampionatin kombëtar, kanë marrë përgjigje nga njëri prej trajnerëve të këtij ekipi, Muhamet Tuzi. Në një prononcim për gazetën "SHKODRA SPORT", ai ka thënë: "Drejtori mund të ketë të drejtë në pretendimet e tij kur thotë se sportistët duhet të marrin pjesë nëkampionat por unë po ju argumentoj pse edhe sportistët dhe ne trajnerët kemi të drejtë në pretendimet tona.

Peshëngritja duhet të rikthehet në qetësinë e saj

0

Opinion nga Petrit Hoxha


Ditet e fundit sporti i peshengritjes, dikur krenaria e sortit shqiptar, po perpelitet si mos me keq. Mediat kane mprehur veshet,syte dhe s'kana ngurruar te sensibilizojne cdo gje qe per to po ndodh! Çfare po ndodh dhe me "FISNIKERINE" e ketij sporti?

Drejtuesit e Federatës po e shkatërrojnë peshëngritjen

0

Opinion nga Muhamet TUZI


E ndjej të nevojshme edhe unë si pjestar i familjes së madhe të peshëngritjes të përfshihem në debatin e krijuar së fundmi me Federatën e Peshëngritjes. Jam trajner i ekipit të peshëngritjes të klubit Vllaznia që nga viti 1998.

Qerimaj: Gjoza, ju jeni gënjeshtari më i madh që njoh!

0

Debati vazhdon. Erkand Qerimaj nuk ka dëshirë të tërhiqet në "luftën e tij" pavarësisht se përballë ka një president Federate por edhe një njeri partiak. Kampioni i Europës në postimin e tij të rradhës, hedh të tjera akuza ndaj numrit 1 të peshëngritjes i cili ditë më parë e akuzonte për marrjen e një shumë të madhe parash, pa bërë asnjë aktivitet. Por Qerimaj nuk ka mundur të qëndrojë dot pasiv dhe ka reaguar sërish. Ja postimi i tij i plotë pasditen e sotme:

Faruk Kalleshi në krah të Qerimaj, akuza Elez Gjozës

0

Pas akuzave të shtangistit shkodran Erkand Qerimaj në adresë të presidentit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, një tjetër ikonë e këtij sporti ka dalë sot kundër Elez Gjozës. Ai është Faruk Kalleshi, ish-sportist e trajner, që në një deklaratë për mediat shprehet se akuzat e Qerimaj janë të vërteta, duke kërkuar nga shteti shqiptar që të kontrollojë abuzimet financiare të bëra në FSHP. “Federata asnjëherë nuk mendon për peshëngritësit, por mendon vetëm se si t’i zhvasë ata.

Erkand Qerimaj vijon me akuzat ndaj presidentit Gjoza

0

Kampioni i Europës Erkand Qerimaj "vazhdon luftën". Pas debatit fillimisht me drejtorin e SK Vllaznia Mark Kroqi, tashmë po vijon me një debat tjetër, madje më të ashpër me presidentin e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes. Pas replikave edhe ditën e djesh, pikërisht në homazhet në nderim të Ymer Pampurit, sot Qerimaj ka lëshuar të tjera akuza, madje edhe më të rënda ndaj Gjozajt. Ja çfarë shkruan ai.