Erkand Qerimaj merr një tjetër titull të lartë nga Presidenti i Republikës

0
Sukseset ne karrieren 20 vjeçare, kane marre nje tjeter nderim per peshengritesin e njohur shkodran Erkand Qerimaj. Pas dy dekadash karrierë fantastike si askush tjeter, me shumë tituj e medalje brenda e jashtë vendit, Erkand Qerimaj merr edhe një...

Faleminderit Erkand Qerimaj!

0
Opinion nga Senad NIKSHIQI Triumfator. Lotë gëzimi. Rrënqethje trupi. Ndjenja zemre për flamurin kuqezi. Krenar për tingujt e himnit Kombëtar. Ky është djali i Shkodrës, i Shqipërisë. Tempullin e Antalias e flakëroi me shqiponjën dykrenare. Në Turqinë ekzotike Erkand...

Erkand Qerimaj dhe 9 sportistë të tjera, test antidopingu

0

Ditën e enjte kanë mbërritur në Tiranë drejtues të Organizatës Rajonale të Antidopingut për të zhvilluar disa kontrolle antidopingu me disa nga sportistë më të mirë të vendit tonë. Jo më kot janë zgjedhur sportistët më të mirë, ata që konkurrojnë edhe në arenën ndërkombëtare dhe kanë patur suksese. Bëhet fjalë për peshëngritës, mundës dhe atletë.

Romela Begaj akuza të forta shtetit shqiptar: Është fatkeqësi që kam lindur në një...

0
Romela Begaj është një nga peshëngritëset më të sukseshme shqiptare. Vitin e kaluar ajo u dënua për herë dytë nga Federata Botërore e peshëngritjes me 8 vite për shkak të substancës ‘Stanozolo’. Aktualisht Romela jeton në Kanada e në...

Erkand Qerimaj dekorohet “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti Topi

0

Kampioni i Europës Erkand Qerimaj, paraditen e sotme është dekoruar nga Presidenti i Republikës, Z. Bamir Topi me titullin e lartë "Mjeshtër i Madh". Ceremonia është zhvilluar në ambjentet e presidencës dhe përveç peshëngitësit, kanë marrë pjesë edhe familjarë dhe të afërm të tij. Sigurisht që ka qenë një ditë e veçantë për Qerimajn që merr këtë dekoratë të lartë nga numri 1 i shtetit pikërisht për rezultatin e arritur në kampionatin e fundit Europian që u zhvillua në Turqi dhe ku ai zuri vendin e parë duke u shpallur më i miri i kontinentit. Presidenti Topi në momentin e dhënies së titullit të lartë është shprehur:

Emanuel Lushi medalje ari në San Marino. Është edhe sportisti më i mirë

0

Peshëngritësi shkodran Emanuel Lushi ka bërë një paraqitje shumë të mirë në turneun e zhvilluar sot në San Marino. Ai ka arritur të marrë medalje ari në peshën e tij por jo vetëm kaq. Në bazë të koefiçentit të sinklaritetit, ai ka marrë edhe kupën e peshëngritësit më të mirë të aktivitetit, duke e bërë edhe më të bukur këtë sukses.

ZYRTARE/ Erkand Qerimaj merr medaljen e bronztë, doli i treti në kampionatin Botëror

0
Erkand Qerimaj është fituesi i medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes, i zhvilluar në muajin dhjetor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qerimaj u pozicionua i katërti në garë, por përfitoi nga përjashtimi i kundërshtarit Dimitru Kaptaru....

Erkand Qerimaj, neser gara per Kampionatin Europian

0

Neser mbrema ne oren 19.00 ne Turqi ne garat e Kampionatit Europian do te konkurroje peshengritesi shkodran Erkand Qerimaj. Ai do garoje ne peshen 77 kg dhe ka pretendime serioze per te hyre ne zonen e medaljeve. Qerimaj eshte nder sportistet me cilesore te ekipit tone kombetar tek i cili jane perqendruar te gjithe. Forma sportive e tij duket shume e mire. Njeri nga trajneret qe ka punuar me te para nisjes per ne Europian, pikerisht trajneri i ekipit te Vllaznise Muhamet Tuzi, duke folur per gazeten online www.shkodrasport.com ka thene: "Erkandi ka bere nje stervitje shume te mire gjate kesaj periudhe. Me ato qe ka paraqitur ne stervitje, nese i arrin edhe ne Europian, me siguri qe do te futet ne zonen e medaljeve. Sigurisht qe duhet edhe pak fat dhe shpresojme qe kete here, te arrije suksesin. Une kam shume besim tek ai".

Peshëngritësi shkodran Erkand Qerimaj shpallet kampion Europe

0
Me rezultatin 150 kg në shkëputje, Erkand Qerimaj i trazoi jo pak ujërat në baterinë A, duke i vendosur në presion rivalët, e këtë e pranon edhe vetë shkodrani pas marrjes së medaljes së artë, teksa në një prononcim...

KAS-i i Lozanës i zbret me 11 muaj pezullimin Erkand Qerimajt

0

Fillimisht 4 vjet, pastaj 2 dhe tani vetëm 13 muaj pezullim për peshëngritësin Erkand Qerimaj. Vendimi i fundit është dhënë nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës. Gjykata pasi ka analizuar faktet e paraqitura dhe sigurisht që nuk mund të vendoste ndryshe përveçse për uljen e dënimit ngaqë është provuar katërcipërisht se marrja e asaj substance të ndaluar përmes vitaminës ka ardhur tërësisht nga mosnjohja e saj.